Lirim Zendeli, tanimë një nivel më lart, nga Formula 3, vitin e ardhshëm, në Formula 2

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një sezoni të mirë në Formula 3, piloti i ri shqiptar do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2. Duke se do të jetë thjesht çështje kohe, pasi shumë shpejt do të kemi edhe një shqiptar në nivelin më të lartë të Botërorit të Automobilizmit, në Formula 1.

Në fakt, është Lirim Zendeli ai që ka dhënë lajmin e madh se ka ngjitur një tjetër shkallë në botën e autosporteve. Pilito i ri i ka shtuar kështu shpresat e shqiptarëve për të parë një bashkatdhetar të tyre në kampionatin botëror të Formula 1.

Në fakt, gjatë sezonit të shkuar, 21-vjeçari ishte pjesë e nivelit të 3-të, Formula 3, me skuadrën e “Sharouz Racing System”. Në kampionatin që sapo u mbyll, talenti u rendit në vendin e 8-të, në kuotën e 104 pikëve, teksa arriti të fitojë edhe një prej garave të këtij sezoni. Kjo paraqitja e mirë i ka siguruar Zendelit që të bëjë edhe një hap të madh në karrierë. Nga sezoni i ardhshëm, Lirimi do të jetë pjesë e Formulës 2, duke qenë vetëm një kategori më poshtë se niveli elitar i garave dhe duke shtuar shpresat e tij për të garuar me një makinë të Formulës 1 në të ardhmen e afërt.

Lajmin e madh e bën të ditur vetë talenti shqiptar, që nuk e fsheh gëzimin e tij ndër rreshta. Ai do të jetë pjesë e skuderisë MP Motorsport. “Sot shënon një ditë shumë shumë e veçantë për mua… – ka bërë të ditur ai në një postim në profilin e tij në rrjetin social, “Instagram”. – Më në fund mund t’ju them se unë do të pilotoj për MP Motorsport për vitin tim të parë në Formula 2. Jam shumë mirënjohës dhe 100% gati të vazhdojë me paraqitjen e fortë që tregova në vitin 2020”, – përfundon piloti shqiptar, Lirim Zendeli.

Lexo edhe :  Napoli “vishet” me blu, 200 mijë tifozë festojnë titullin, vëmendjen e merr Conte (VIDEO)

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV