Kategoria e Parë luan 5 takimet e javës së 8-të, dy të tjerat luhen të dielën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomori mundi 1-0 Besën në Berat, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën 5 prej takimeve të javës së 8-të, ku mbizotëruan fitoret e vendaseve dhe barazimet.

Mikel Canka ka mjaftuar që Tomori i Bledar Sinellës të marrë tre pikët ndaj Besës në sfidën që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar dhe të bëjë kthesën e rezultateve.

Beratasit e gjejnë atë që i duhet në të 37-ën minutë, ndërsa Canka rrëmben një top të kthyer nga mbrojtja beratase e në pozicion diagonal me portën kavajase shënon. Tomori i gëzohet kështu 3-pikëshit të tretë të sezonit.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera në grupin A, Besëlidhja është ndalur në një barazim pa gola me Orikun, kurse Korabi ka gjetur fitoren ndaj Erzenit. Në grupin B, pas Tomorit edhe Pogradeci fiton në fushën e vet, duke mundur Flamurtarin 2-1.

Ndërsa Lushnja ka barazuar 2-2 me Turbinën. Java e 8-të mbyllet të dielën, me sfidat Burreli-Dinamo, që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar,  dhe Partizani B – Veleçiku.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

mocionuese! Parashqevi Simaku rikthehet në skenë dhe këndon sërish shqip

Parashqevi Simaku duket në formë fantastike, teksa feston me miqtë e saj në Amerikë, teksa rikthehet në skenë më...

Pse janë unike shenjat e gishtave?

Përdorimi i shenjave të gishtave për identifikim filloi në fund të viteve 1800, megjithëse qytetërimet e lashta e kishin njohur veçantinë e tyre. Babilonasit...

Rand Paul: Tarifat doganore ndëshkojnë familjet amerikane

Sipas Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive, ndërtimi i një shtëpie njëfamiljare mund të bëhet deri në 10,000 dollarë më i shtrenjtë për shkak...

Kryepeshkopi Joani për median greke: Janullatos përhapi frymë pozitive brenda kishës

Kontakti im i parë me ungjillin ishte në shkollën e tretë të mesme. Një mik i vëllait më dha një libër në frëngjisht. Ai...

Mënyrat për të përballuar lodhjen në zyrë

Nëse lodhja e zyrës po ju lodh, provoni këto strategji të thjeshta dhe efektive për të rifituar energjinë tuaj dhe për të qëndruar të...

Lajme të tjera

Web TV