Luhen takimet e para të Kategorisë Superiore, ndalet kreu, përfiton Teuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

4 ndeshjet e javës së 9-të u zhvilluan pasdreke, Vllaznia ndalet në Laç, Kastrioti frenon Kukësin. Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore, ka luajtur sot pasdreke 4 takimet e javës së saj të 9-të, që është edhe java e fundit e fazës së parë. Të shtunën pasdreke janë luajtur 4 takimet e para të Kategorisë Superiore dhe Vllaznia është frenuar në Laç, duke u mundur minimalisht përballë skuadrës vendase.

Goli i Xhixhës në minutën e parafundit të kohës së rregullt u ka dhënë 3 pikët kurbinasve, duke u shkaktuar njëkohësisht shkodranëve humbjen e dytë në këto 9 javë të kampionatit. Megjithatë, shkodranët e mbyllin fazën e parë në krye të renditjes, me 19 pikë, 3 më tepër sesa Kukësi, që gjithashtu u mund të shtunën në Kamëz përballë Kastriotit.

Goli i Bardhit pas vetëm 17 minutash lojë u ka mjaftuar krutanëve për të korrur fitoren e 3-të dhe për t’u shkaktuar verilindorëve humbjen e 3-të këtë sezon. Teuta është skuadra që ka përfituar më së shumti të shtunën, pasi ka fituar minimalisht në Fier ndaj ekipit vendas. Goli i Lorenco Vilës në pjesën e parë u ka siguruar dhe tanimë mban vendin e 3-të, me 13 pikë.
Po aq sa ka edhe Kastrioti, i vendit të 4-t, por edhe Tirana e vendit të 5-të, që ndonëse me 10 lojtarë, ia doli të marrë një Korçë një pikë pas barazimit 1-1 me Skënderbeun. Java e 9-të e Kategorisë Superiore, që është edhe e fundit e fazës së parë, mbyllet me takimin Partizani-Bylis, që luhet duke nisur nga ora 16:45.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV