Asani: Kapërcyem ngërçin, kjo fitore, për të rikthyer qetësinë tek Partizani

Është rikthyer tanimë në formën e tij optimale dhe Jasir Asani ishte lojtari më i mirë në fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit, ku shënoi edhe një gol, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e dytë shtresë.

Duke folur për mediat pas ndeshjes, futbollisti i kuq pohoi ato që e kishin frenuar skuadrën në kërkim të fitores.

“Ekipi kishte ngërçin që nuk shënonim, – ka deklaruar mesfushori i krahut, i lindur në Shkup. – Mendoj se kjo e sotmja na qetëson dhe jemi më të qetë për ndeshjet e radhës. Për çdo lojtar kur vjen nga një dëmtim, ka vështirësi, por falë Zotit dhe stafit jam kthyer nga dëmtimi.”

Pa.Va/Fjala.al