Akuzat e PD për rritjen e taksave, Veliaj: I përgënjështroj deklaratat e atyre që aspirojnë të bëhen deputetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj iu përgjigj akuzave të PD, lidhur me taksat në Tiranë, për të cilat demokratët thonë se është qyteti me taksat më të larta dhe se nuk ka ndërtuar asnjë shkollë

Veliaj u shpreh në një intervistë për “News24” se akuzat janë të pavërteta dhe se mund t’i përgënjeshtroj deklaratat e PD.

“Kam 5 vite që dëgjoj këto muhabete nga një parti që ka një ndjesi faji se s’ka bërë asgjë për Tiranën. E përgënjeshtroj PD për shkollat, kemi shkollën ‘Kosova’, ‘Andrea Stefani’, ‘Servete Maci’ është bërë nga e para, Liceu dhe Shkolla e Baletit janë stransformuar. Mund të vazhdoj pafundësisht, por është thjesht deklarata e radhës e atyre që aspirojnë të bëhen deputetë

Fakt është që janë shpallur edhe me vendim gjykate si shpifës, ndaj Tirana nuk ka kohë për të humbur. Kemi taksat më të ulëta në rajon, por 1 % që është pjesa më e pasur sigurisht që do paguajën taksën e pronës. Ajo që ndodhte më parë në zyrën e Bashës, ishin ndërtuesin që paguanin më pak e gjyshet më shumë. Përsa kohë PD është bërë avokate e 1 % më të pasur do të thotë që sondazhet po e afrojnë të ky 1% dhe jo te shumica e popullsisë.

Dua të them këtu se sapo kemi fituar një gjyq me shoqatën e ndërtuesve, na kanë hedhur në gjyq për 3% e banesave sociale, dhe ky fakt do të thotë që gjykata e coi të drejtën në vend”,-tha Veliaj.

Ju keni premtuar ndërtimin e 17 shkollave, dhe PD thotë se vetëm me taskën e infrastrukturës shkollore mund të ndërtonin 12 shkolla.

Me po të njëjtën shumë do të bëhen 17 dhe jo 12 sa thotë PD.

Lexo edhe :  “Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Jemi në një situatë të vështirë, për shkak të pandemisë. Përse bashkia nuk i ka ardhur në ndihmë biznesit?

Le ti krahasojmë si jemi sjellë ne si Bashki. Ne i hoqëm taksat e hotelerisë, hoqëm pagesat për banesat sociale për kohën e karantinës. Hoqëm taksat e përdorimit të hapsirës publike, kjo ka qenë alternative jonë, kurse e PD është merr vila për pasurinë e kryetarit, vendosi gjobë cdo ndërtuesi. Një pjesë e denoncimeve të tyre janë hequr, që do të thotë ose kanë qenë gënjeshtër, ose është paguar gjoba. Është një diferencë shumë e madhe të jetosh me pulsin e biznesit dhe ta përdorësh për gjoba partie. Nëse sot plani është on line, nuk e kanë harruar bizneset kunatin si institucionin themelor. Jemi dita me natën edhe në marrëdheniet me biznesin.

Të fundit

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Fiton ose jo PD-ja!/ Berisha zbulon se kur do të tërhiqet përfundimisht nga politika

Në një dalje televizive kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ekziston mundësia që ai të tërhiqet dhe në vendin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV