Vdes në moshën 98-vjeçare spiuni sovjetik i Luftës së Ftohtë, George Blake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

George Blake, ish oficeri i MI6 dhe një nga agjentët më famëkeq të Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, kanë njoftuar mediat ruse, raporton BBC.

Gjatë nëntë viteve, spiuni sovjetik dorëzoi informacione dhe çoi në zbulimin e tradhtisë e të të paktën 40 agjentëve të MI6 në Evropën Lindore.

Ai u burgos në Londër në 1960, por u arratis në 1966 dhe iku në Rusi. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse tha se Blake “kishte një dashuri të sinqertë për vendin tonë”.

Blake lindi më 11 nëntor 1922 në qytetin holandez të Roterdamit. Babai i tij ishte një hebre i cili kishte luftuar me ushtrinë britanike gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte marrë shtetësinë britanike.

Vetë Blake punoi për rezistencën holandeze gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të arratisej në Gjibraltar të kontrolluar nga britanikët. Më vonë, për shkak të prejardhjes së tij, iu kërkua të bashkohej me shërbimin e inteligjencës.

George Blake u bëri dëme të mëdha operacioneve të inteligjencës britanike gjatë Luftës së Ftohtë, duke tradhëtuar agjentë dhe operacione sekrete dhe duke treguar se KGB mund të drejtonte agjentë brenda zemrës së shtetit britanik.

Arsyet prapa veprimeve të Blake ndonjëherë dukeshin misterioze, veçanërisht rekrutimi i tij fillestar.

Në 1995, arratisja e Blake nga burgu u bë fokusi i filmit Cell Mates, me protagonistë Stephen Fry dhe Rik Mayall.

Të fundit

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: Kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Izraeli dhe Irani janë tashmë të përfshirë në një përballje që do të testojë durimin e tyre ndaj dhimbjes dhe gatishmërinë për të përshkallëzuar...

97.8 meshkuj për 100 femra, gratë dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një...

Raporti vjetor i KLP: Nga 341 prokurorë, vetëm 220 në detyrë

Jo vetëm procesi i vetingut, por edhe largimet prej mbushjes së moshës së pensionit, apo kërkesat për dorëheqje, kanë krijuar një boshllëk të konsiderueshëm...

Lajme të tjera

Web TV