Humbi 4-1 kundër ish-skuadrës/ Skënder Gega jep dorëheqjen nga skuadra e Kukësit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri Skënder Gega, ka dhënë dorëheqjen nga Kukësi, pas humbjes së thellë me Partizanin.

Vetelargimi i trajnerit është pranuar nga ana e presidenti Safet Gjici, siç njoftohet me anë të një postimi në rrjete sociale nga klubi i Kukësit.

LEXO EDHE:
Të mërkurën supersfida Kukësi-Tirana! Partizani pret Kastriotin, trajneri i krutanëve: Luajmë për fitore (VIDEO)
Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.

Dorëheqja e tij vjen pas rezultateve të dobëta dhe humbjes së sotme 4 me 1 kundër Partizanit.

Në reagimin e tGega thotë se edhe pse ka pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, ka vendosur të marrë përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdojë më në pozicionin e trajnerit. ‘Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë”, këto janë fjalët e Gegës sipas postimit të klubit.

Postimi i klubit:

“Njoftim i klubit!
Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.
Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.

JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !
Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetsit e Kukësit.
Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shimë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit.
Jam i sigurt që Kukesi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.
Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese.
Me respekt S. Gega”, thuhet në postim.

Lexo edhe :  Shkarkimi nga Fenerbahce, Jose Mourinho drejt rikthimit në Premier League

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV