Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka quajtur të dështuara dy mandatet e kryeministrit Edi Rama dhe se prodhon lajme false për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike.
“Domethënë ne si PD, që u përballëm prej ditës së parë me këtë qeverisje, që dogjëm mandatet, që bëmë çdo sakrificë dhe përpjekje për të larguar këtë njeri, do të shkojmë në martesë me një qeveri ilegjitime që ka prodhuar vetëm dështime dhe ka dalë nga martesa me krimin e organizuar,” tha Basha në SyriTV.
“Ne nuk ndalemi deri në largimin e Edi Ramës. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës,” përsëriti Basha disa herë.
I pyetur nëse do pranojë një formulë, ku Basha do jetë kryeministër dhe Edi Rama president, kreu i opozitës tha:
“Vendi e ka një president, i cili edhe në kushte shumë të vështira po bën gjithçka për të mbrojtur atë që i ka mbetur karabinasë kushtetuese. Për fat të mirë kemi një lajm të mirë, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse është hap i vonuar”., tha ai.