Xhavid Qesja – Ky sfidant tragjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhavid Qesja në dokumentat e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë u bënë bashkë në një projekt serioz dhe sfidues që ndriçon këtë aspekt të historisë sonë të afërt. Dhjetë intelektualë të mirënjohur, filozofë, gazetarë, mendimtarë e përkthyes, shkrimtarë e njohës shumë të mirë të dinamikave në vend e jashtë tij u morën në studim nga një ekip i nivelit të lartë akademik. 4475 faqe dokumente u deklasifikuan nga AIDSSH dhe u vunë në dispozicion të gjashtë studiuesve që iu qasën në mënyrë shumëdisiplinare profileve të përzgjedhura, duke riskicuar në të njëjtën kohë tablonë e mendimit politik të së majtës në Shqipëri, në kuadër të mendimit politik botëror të së majtës përgjatë shekullit XX. Sejfulla Malëshova, Konstandin Çekrezi, Tajar Zavalani, Musine Kokalari, Isuf Luzaj, Skënder Luarasi, Petro Marko, Xhavit Qesja, Isuf Keçi, Zef Mala e të tjerë janë personalitete që u frymëzuan nga aspiratat për drejtësi shoqërore dhe punuan për ta ngritur e formësuar të majtën.

***

Xhavid Qesja: një personazh krejt i veçantë në historinë e persekucionit komunist shqiptar. Ithtar i pashoq i doktrinës së Marksit e njëherësh antikomunist i pakompromis. Çfarë ndodhi me djaloshin 19 – vjeçar nga Kruja, i cili më 1941 braktisi origjinën prej nga vinte, me familje e farefis, pronarë tokash e dyqanesh, dhe iu bashkua komunistëve? Pastaj qenë komunistët ata që jo vetëm e braktisën Qesen, por dhe e përplasën tridhjetë vjet në burgje dhe internime. Ky sfidant i rrallë e tragjik që e çoi jetën çuditshëm midis dy skajesh, ekzaltimit për doktrinën dhe urrejtjes për pushtetin, për atë pushtet që u ngrit mbi dhe sipas vetë doktrinës.

Në një jetëshkrim të shkurtër, më 1950, Xhavid Qesja shkruan për veten se u lind në Krujë më 25 maj 1922, në një familje të pasur dhe se, siç e thotë ai vetë, “reformat e pushtetit i kanë marrë tokë, gjë të gjallë, para – me anë të tatimeve të jashtëzakonshme për fitimet e luftës, si dhe dyqane”.  Mësimet e para i mori në Krujë dhe më pas kreu shkollën tregtare në Durrës. Gjimnazin e filloi një vit në Shkodër dhe e përfundoi në Tiranë. Në Durrës ka jetuar tek një dajo i tij, ndërsa në Tiranë tek xhaxhai. Për të dy thotë se nuk e deshën pushtetin e komunistëve dhe se ai i kishte shkëputur marrëdhëniet me ta.

Po si u lidh Qesja me komunizmin? Ai thotë se për një lëvizje komuniste për herë të parë kishte dëgjuar në Shkodër, më 1938, në vitin e parë të gjimnazit. Por ai vetë nuk ishte përzier dhe askush nuk ishte përpjekur të ndikonte tek ai. Po ashtu, kur erdhi në Tiranë, askush nuk i foli për komunizmin. Gjërat ndryshuan vetëm pasi vendi u pushtua nga Italia fashiste. Të rinjtë e shkollave, kuptohet, me nxitjen e mësuesve, ishin të parët që reaguan ndaj pushtimit.

Xhavid Qesja ishte njëri prej tyre. Që atëherë, në dy tri raste demonstratash, ai u ndalua e u arrestua nga policia. Më 1940, për një kohë shkolla u mbyll dhe atëherë Qesja u dha pas leximeve. Duket se lexoi jo vetëm libra artistikë, por edhe politikë e sidomos libra me përmbajtje komuniste. “Bleva në Itali – me anë të korrespondencës – mjaft libra të tillë, mbi jetën e shokut Stalin, një përmbledhje të ‘Kapitalit’ etj., – shkruan Qesja. Nga ky i fundit nuk mora vesh ndonjë gjë të madhe, pse më mungonin edhe njohuritë fillestare të marksizmit, por duke lexuar këtë libër m’u krijua bindja se bota do të shkonte në komunizëm.”

Lexo edhe :  11 Janar 1928/Josif Stalin urdhëron dëbimin nga Moska të kundërshtarit të tij Leon Trocki

Një pohim si ky e kam hasur edhe në një raport bisede që Qesja ka pasur me Kiço Ngjelën tridhjetë vjet më vonë, kohë kur të dy vuanin dënimin në burgun e Burrelit. “Ta kam thënë edhe njëherë, – vazhdoi Xhaviti, – unë nuk jam bërë komunist, duke lexuar Nënën e Gorkit, por Kapitalin e Marksit, qysh kur isha student në gjimnaz.”  Pra, mund të thuhet se rrugën për në komunizëm Qesja e nisi me librat.

Ndërsa takimin e parë me komunistët ai e pati vetëm në verë 1941, kur ai sapo kishte mbaruar gjimnazin. Gjithçka nisi me një ftesë që mori nga një celulë komuniste në Tiranë, pastaj prania në dy a tri mbledhje, në njërën prej të cilave, ku merrte pjesë edhe Tuk Jakova, Qesja u regjistrua anëtar në Partinë Komuniste Shqiptare të sapoformuar.

Që prej kësaj kohe, Qesja u mor ilegalisht me propagandë komuniste në terren, fillimisht në Tiranë dhe më vonë në Krujë. Në këtë qytet ai krijoi një celulë partie, vuri në punë këshillin nacionalçlirimtar, si dhe mblodhi rreth vetes të rinj antifashistë etj., një skemë që komunistët e përdorën gjithnjë e më mirë.

Në maj 1943 ai u bë pjesë e një njësiti partizanësh nga Kruja, të cilët në qershor u bashkuan me një tjetër njësit, atë të Ishmit dhe kështu formuan Batalionin Krujë-Ishëm. Qesja u bë komisar i këtij batalioni, ndërsa Beqir Balluku ishte komandanti. Kështu filloi karriera e luftës për komunistin Xhavid Qesja, që ishte njëherësh edhe fillesë e karrierës së tij politike.

Më 1944 ai ishte komisar brigade, anëtar i qarkorit të Partisë në Tiranë, komisar për Zonën e Parë të Prapavijës. Më 1945 punoi në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë, deri më 1951. Që prej këtij viti e deri më 1954, ai ishte në krye të organizatës së Partisë së Punës në Shkodër e më pas në Berat, deputet në Kuvendin Popullor etj.

Deri këtu, një jetëshkrim skeletik si ky, pak a shumë është i ngjashëm me jetëshkrimet e mjaft prej të zbriturve nga mali dhe që zunë karriget e pushtetit. Ajo që është regjistruar si e veçantë te Xhavid Qesja është se një ditë erdhi përplasja me partinë e tij. Edhe pse ai nuk ishte as i pari e as i fundit. Megjithatë, më kryesorja, për nga përmbajtja dhe motivet, kjo përplasje ishte e pangjashme në llojin e vet…

Studimi u përgatit nga Prof. Dr. Ana Lalaj, Instituti i Historisë/ASA, në kuadër të projektit të AIDSSH dhe FES për mendimin politik të së majtës shqiptare.

Të fundit

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?/ Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira

Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në...

Radhë e gjatë automjetesh në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, moti i keq paralizon qarkullimin

Reshjet e dendura të dëborës, përpos pamjes së bukur që ofrojnë për turistët, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas-Qafë...

Dhimbja pas një buzëqeshjeje, duroi 7 vite nën dhunë: Nuk mund të kthehesha pas!

Nexhi hyri në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me një buzëqeshje plot dritë. “Jam...

Proda, në Akademinë e Sigurisë: Në luftën kundër së keqes, gjithsecili ka pjesën e tij

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda, mori pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën...

Moti i keq/ Pala greke ndalon kalimin e kamionëve në Kapshticë

Teksa moti i keq me reshje dëbore ka përfshirë Shqipërinë dhe veçanërisht juglindjen, pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, ka njoftuar se nuk...

Lajme të tjera

Web TV