Parlamenti britanik votoi për marrëveshjen pas Brexit-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik e miratoi me shumicë të madhe marrëveshjen e negociuar të tregtisë së lirë me BE. Deputetët hapën rrugën për një zbatim të përkohshëm të traktatit nga 1 janari.

Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik votoi për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE me një shumicë të madhe votash. 521 deputetë votuan për të, 73 kundër. Përfaqësuesit e popullit hapën rrugën që Britania e Madhe të dalë nga tregu i brendshëm i përbashkët me BE në 1 Janar.

Kryeministri Boris Johnson ia paraqiti parlamentit ligjin mbi marrëveshjen tregtare pas Brexitit, të cilin Dhoma e Sipërme do të miratojë më vonë. Mbi këtë bazë, marrëveshja mund të zbatohet përkohësisht nga 1 janari, ndonëse Parlamenti i BE nuk e ka dhënë ende miratimin e tij.

Britanikët duan të mbeten “miku më i mirë” i BE

Johnsoni tha në debatin e Dhomës së Poshtme se vendi i tij do të mbetet “një fqinj mik, miku më i mirë dhe aleat” për BE. Londra dhe Brukseli “do të bashkëpunojnë ngushtë, sa herë përkojnë vlerat dhe interesat tona “.

Keir Starmer, udhëheqësi i opozitës i partisë së Punës, u kishte kërkuar deputetëve të partisë së tij ta miratonin marrëveshjen. Starmer tha se marrëveshja është “e varfër”. Por teksti i saj është “më mirë se pa marrëveshje fare”.

Pas një beteje të gjatë, të dyja palët ranë dakord për marrëveshjen në 24 dhjetor. Ajo rregullon çështje të shumta tregtare dhe doganore në mënyrë që të parandalojë kaosin në marrëdhëniet e ardhshme ekonomike. Nuk ka më kohë të mjaftueshme deri në fund të vitit për një proces të rregullt ratifikimi. Prandaj, rregullat e dakorduara do të zbatohen përkohësisht deri të paktën 28 ​​shkurt.

Lexo edhe :  Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Nënshkrime në Bruksel

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e nënshkruan marrëveshjen e tregtisë disa orë para votimit në Dhomën e Poshtme të parlamentit britanik. Ata e nënshkruan kontratën në një ceremoni të shkurtër. “Ishte një rrugë e gjatë. Tani është koha të lëmë pas Brexit-in,” tha von der Leyen në Twitter. “E ardhmja jonë ndërtohet në Evropë,” shtoi ajo.

Të fundit

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Lajme të tjera

Web TV