Këto ishin tetë aksidentet fatale të aviacionit në vitin 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2020 ishte viti me më pak aksidente fatale të sektorin e udhëtimeve me avion. Gjithsej ndodhën tetë aksidente, të cilët përfunduan duke shtuar 314 vdekje.
8 janar 2020
Një Boeing 737-800 i Aviacionit Ndërkombëtar të Ukrainës që drejtohej për në Kiev u rrëzua pasi u ngrit nga Aeroporti Imam Khomeini në Teheran, Iran. Vdiqën 167 udhëtarë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.
5 shkurt 2020
Një Boeing 737-800 i linjës ajrore turke Pegasus iku nga pista kur ulej në Stamboll Sabiha Gökçen, aeroporti i dytë i qytetit i vendosur në pjesën aziatike të metropolit turk.
Nga 183 persona, 177 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, tre persona vdiqën.
17 Mars 2020
Një Cessna 208 me një motor të vetëm konfiguruar për transportin e mallrave u rrëzua në Rush County, Kansas, Shtetet e Bashkuara. Vdiq vetëm piloti.
4 maj 2020
Aksident në Somalinë perëndimore. 6 punonjës u zhdikën.
22 maj 2020
Një PIA Airbus A320, Pakistan International Airlines, u rrëzua në afrim të aeroportit të Karaçit.
Vdiqën 97 persona nga 99 ne bord.
7 gusht 2020
Një Boeing 737-800 i Air India Express iku nga pista që ulej në Aeroportin Kozhikode në Kalkuta në mot të keq.
Boeing u nda në dy pjesë, dhe 21 nga 190 njerëz që ishin në avion vdiqën.
13 gusht 2020
Një motor binjak i prodhuar nga Çekia Let 410 me kapacitet për 19 pasagjerë dhe i përdorur gjithashtu si një aeroplan mallrash, u rrëzua rreth 15 kilometra nga aeroporti Kavumu në qytetin e Bukavu, në Republikën Demokratike të Kongos. Humbin jetën 4 persona.
22 gusht 2020
Aksidenti i fundit fatal global i aviacionit tregtar në vitin 2020 ndodhi në afërsi të aeroportit Juba në Sudanin e Jugut. Vdiqën 7 persona nga 8 që ishin në stafin e bordit.
Burimi: LaVanguardian
l.m/Fjala.al

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV