Rama vizitë në Vlorë, inspekton nisjen e punimeve në lagjen ‘’25 Maji’’

Kryeministri Rama vizitën e parë për 2021 jashtë Tiranë e ka zhvilluar në Vlorë. Rama i shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, dhe zv/kryebashkiaku Afrim Qendro ka inspektuar nisjen e punimeve në lagjen ‘’25 Maji’’.

E vendosur në 6 hektarë sipërfaqe, lagjia do të transformohet me një infrastrukturë të re rrugore, ndriçimi e gjelbërimi.

Postimi:

??Vlorë – Ka nisur transformimi i lagjes “25 Maji”, një hapsirë prej 6 hektarësh që do të përfshijë infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin, duke rritur vlerën e banesave dhe krijuar kushte për banorët?