Njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech, me një distancë nga 21-28 ditë doza e parë nga doza e dytë. Kështu ka deklaruar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa shumë vende luftuan për të administruar shpërthimet e COVID-19.
Shumë prej tyre po përjetojnë presion mbi shërbimet e tyre shëndetësore për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit dhe shfaqjes së mutacioneve të reja që duket se përhapen më lehtë.
Qeveritë janë duke futur masa të reja bllokimi për të ndaluar përhapjen, ndërsa përballen me kërkesë masive për vaksina të cilat shihen si mënyra më e mirë për të dalë nga kriza globale e shëndetit.
Por duke qenë në kushtet se furnizimi është i kufizuar, OBSH reagon se si ato doza që prodhohen të përdoren në mënyrë efektive.
“Ne diskutuam dhe dolëm me rekomandimin e mëposhtëm: dy doza të kësaj vaksine (Pfizer) duhet të jepen brenda 21-28 ditësh”, i tha Alejandro Cravioto, kryetari i Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së të Imunizimit (SAGE) për një konferencë për shtyp, raporton Reuters.
Por kjo deklaratë e OBSH bie ndesh me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila kërkon që dozat të jepen me një distancë deri në 12 javë nga njëra-tjetra.