Paqe me Bashën? Befason Jozefina Topalli: Mandatet e mija do i bashkoj me të djathtën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Partisë më të re, Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit zbuloi se mandatet e fituara në këto zgjedhje do të shkojnë në ndihmë të së djathtës, por jo Partisë Demokratike.

Në një lidhje “Skype” me emisionin “Opinion”, Topalli tha se ajo është kundër 3 kryetarëve të partive të mëdha të vendit dhe se nuk i bashkon forcat me PD-në për shkak të liderit, Lulzim Basha.

 

“Votat e elektoratit të djathtë do i kthehen të djathtës, duke iu shtuar mandateve të partisë tjetër, duke hyrë në një proces të ri për një kryeministër të pa korruptuar.  Sepse ka një ndryshim shumë të madh mes lidershipit që mban emrin e PD dhe mënyrës, parimeve, vlerave që unë besoj. Prandaj ju thashë mandatet që do të marri “Lëvizja për ndryshim” do i bashkohen mandateve të së djathtës, për të krijuar një qeveri të së djathtës për të rrëzuar Edi Ramën, por bashkë me të me largu edhe dy kryetarët e tjerë të partive që janë faktorë kryesorë me të cilët herë pas here ka qeverisur Edi Rama dhe që kanë po aq përgjegjësi që e kanë mbajt Edi Ramën 8 vite në pushtet.

Unë e kuptoj që ka nga ata që nuk dëshirojnë që të marrim mandate. Unë jam optimiste sepse ne po përjetojmë një situatë krize, politike dhe ekonomike. Unë po flas për Lëvizjen për ndryshim, që në emrin e saj ka 2 fjalë kyçe, Lëvizje dhe ndryshim. Ai ndryshim i kushtetutës në 2008 nuk çonte në vrasjen e demokracisë. I jepte fuqi më të mëdhaja kryetarit të Partisë, por jo që t’i shkilte të gjithë të drejtat. Ka një përqindje shumë të madhe të qytetarëve që ndihen të tradhëtuar nga Edi Rama.

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV