Gjatësia normale për një gjirafë është rreth 5.5 metra, por shkencëtarët kanë gjetur dy gjirafa që kanë vetëm gjysmën e kësaj gjatësie, shkruan “DailyMail”.
Gjatë studimeve në Ugandë, ata gjetën një gjirafë nubiane të gjatë rreth 2.8 metra, dhe një gjirafë angolane që ishte 2.5 metra e gjatë.
Të shokuar nga ky zbulim, ata erdhën në përfundimin se këto gjirafa me gjasë vuajnë nga xhuxhizmi.
Gjithashtu e njohur si displasi e skeletit, kjo gjendje shkakton normalitete në zhvillimin e eshtrave dhe është e karakterizuar me anatomi më të shkurtër dhe e parregullt në krahasim me atë normale.
Xhuxhizmi është i njohur mes njerëzve dhe kafshëve shtëpiake, si pasojë e çiftimit brenda lidhjeve të gjakut, por rrallë herë shihet te kafshët e egra.
Edhe pse këto kafshë kanë mundësi të ulëta të mbijetesës në natyrë si pasojë e normalitetit të tyre, këto gjirafa janë të rritura dhe të pjekura.
Ata për herë të parë i panë në vitin 2015, kur edhe vërejtën se gjymtyrët, qafa dhe abdomeni nuk ishin në proporcion, por i vëzhguan për disa vite, deri sa e vërtetuan se të dy gjirafat ishin të rritura dhe nuk po zgjaten më.
Mirëpo këto gjirafa do të jenë më të rrezikuara nga predatorët, pasi që do të gabohen për fëmijë, dhe si pasojë e proporcioneve të trupit, pra këmbëve të shkurtëra, për to do të jetë shumë më e vështirë për tu arratisur./Bl.Ba/Fjala.al