Moto GP / Mark Markezi, ende pa datë për kthimin në pistë, “Honda”: Po punojmë fort

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Markez nuk ka ende një datë të saktë rikthimi në pistë. Piloti spanjoll i “Honda”-s, është ende duke e marr veten pas operacionit të 3-të në shpatull. Drejtuesit e markës japoneze, sqarojnë se janë duke punuar shumë që ai të jetë gati për testet e para të sezonit në Sepang. Kanë mbetur edhe 38 ditë nga koha kur do të fillojë Kampionati Botëror i Moto GP-së për vitin 2021.

Me dy ditët e testeve në Sepang, ku fokusi kryesor i vëmendjes, siç ndodhi në vitin 2020, mbetet nëse Mark Márkez do të jetë në gjendje të kthehet mbi motorin “RC213V”. Pas operacionit të tretë në shpatull, e ardhmja e pilotit spanjoll të “Honda”-s, është plotësisht e panjohur.

“Për momentin, gjithçka është në diskutim”, – kanë thënë drejtori i skuadrës japoneze, Tetsuhiro Hikita, pasi u pyet për gjendjen fizike të 8 herë kampionit të botës.
“Ne po monitorojmë nga afër gjendjen e tij dhe po punojmë shumë, në mënyrë që ai të jetë në motor për testet e para të sezonit në Sepang, – ka vijuar ai. – Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar atë.” Grupi i 5 mjekëve që ndjek rikuperimin e Markezit, zbuluan pas operacionit të 3-të, një infeksion, për të cilin piloti po trajtohet me antibiotikë.

E nëse kjo nuk do të rezultojë efektive, atëherë do të vonohet rikthimi i Markezit në pistë. Por përveç rikthimit të pilotit, tek “Honda” po punohet shumë për përmirësimin e motorit. Fillimisht janë duke punuar mbi përshtatjen e “Honda”-s me gomat “Michelin”, për të përmirësuar elektronikën, për të rritur fuqinë e motorit përmes marrjes dhe shkarkimit, në mënyrë që të fitohet shpejtësia maksimale, për të përsosur integrimin e shasisë së markës japoneze me gomën e pasme “Michelin”.

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV