Krasniqi: Në Shkodër dhamë maksimumin, me Bylisin, Teuta kërkon vetëm 3 pikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bylisin ka dalë të enjten sulmuesi i Teutës, Blerim Krasniqi, i cili, ashtu si edhe trajneri Edi Martini, i është rikthyer fillimisht disfatës së pësuar në Shkodër me Vllazninë, në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. “Besoj se ne dhamë maksimumin në Shkodër, pavarësisht se nuk ishte dita jonë më e mirë, – tha ai. – Ndoshta duhej vlerësuar më shumë ndeshja. Ne dhamë maksimumin, pavarësisht humbjes.”

I pyetur nëse presioni e lejon të japë më të mirën, Krasniqi ka deklaruar: “Nuk mendoj që presioni është i madh, pasi në ndeshjet e fundit kemi shënuar edhe gola. Besoj se do i vijë momenti jonë e të çlirohemi nga ky ngërç dhe të ecim përpara”. Një problem për skuadrën bregdetare këtë sezon kanë qenë edhe golat e munguar dhe, për këto arsye, sulmuesit të durrsakëve i janë përmendur më pas edhe rastet e humbura prej tij.

“Normalisht më vjen keq për to, – është përgjigjuar ai. – Një sulmues matet me gola. Çdo sulmues e vuan atë pjesën e golit. Normalisht duhen vlerësuar të gjitha rastet, jo vetëm unë, dhe të tregohemi të ftohtë para portës. Sa gola do shënoj nuk mund ta them. Çdo sulmues do të shënojë sa më shumë.” Në fund, futbollisti i Teutës foli për sfidën me Bylisin dhe diferencën me Vllazninë: “Ndeshja me Bylisin vlen si të tjerat, duam tre pikët.”
“Futemi në fushë vetëm për fitore.

Duam të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Diferenca me Vllazninë? Nëntë pikë nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ka ndeshje plot, ka shumë pikë në lojë, kemi edhe dy ndeshje direkte me Vllazninë. Besoj se ka kohë akoma për të rikuperuar”, – ka përfunduar futbollisti i Teutës, Blerim Krasniqi.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV