Temperatura deri në -6°C, mësoni si do jetë dita sot

Gjatë ditës së enjte (sot) parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prej mesdite do të jenë të dendura, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët. Në lartësinë mbi 400 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore në verilindje dhe juglindje me intensitet deri mesatar.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Zonat malore -6°C deri 6°C

Zonat e ulta -1°C deri 12°C

Bregdeti 1°C deri 13°C