“Relli Dakar” mbyllet me një “kurban” në Arabinë Saudite, humb jetën piloti francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjer Sherpë ka humbur jetën gjatë garës së famshme “Relli Dakar 2021”. Piloti francez, që garonte në kategorinë e motorëve, është përplasur keq në garë dhe më pas është transportuar në spitalin e Xhid’das. Gjendja e tij është rënduar dhe është transportuar me avion mjekësor në Francë. Por rrugës, nga plagët e shumta ka humbur jetën. Pjer Sherpë, një nga pilotët që garonte në kategorinë e motorëve, në “Relli Dakar 2021”, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pas një përplasje gjatë garës.

“Piloti francez bëhet kështu viktima e parë i garës famëkeqe të rrezikshme për këtë vit”, – thanë organizatorët e kësaj veprimtarie të premten në mëngjes, pas marrjes së lajmit të keq. Sherpë, 52 vjeç, vdiq gjatë transportimit të tij me avion drejt spitalit në Francë. Ai u përplas keq të dielën, gjatë garës, ndërsa ishte me një shpejtësi prej 178 kilometra në orë. “Gjatë transferimit të tij me aeroplanin mjekësor nga Xhid’da në Francë, Pjer Sherpë humbi jetën nga dëmtimet e shumta të shkaktuara nga përplasja e tij”, – thanë organizatorët e garës në një deklaratë.

Francezi, i cili po garonte në “Rellin” e tij të katërt “Dakar”, u gjet pa ndjenja pas përplasjes së tij dhe u dërgua në spital në Sakaka, para se të transportohej me rrugë ajrore në Xhid’da. Por gjendja e tij u rëndua dhe u detyruan ta transportojnë në Lilë. Gjatë transportit, piloti francez humbi jetën. Vitin e kaluar, në “Relly Dakar 2020”, humbi jetën portugezi Paulo Gonçalves.

Të fundit

Kush gabon, dënohet! Arrestohet pranë parcelës me ullinj autori i zjarrvënies

Policia e Shijakut thotë se “pas reagimit të menjëhershëm dhe profesional, u bë i mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin...

Rama i ulet në gjunjë Melonit, mediat italiane: E ka kthyer në ritual

Kryeministri Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendje më mënyrën e përshëndetjes që i bëri homologes italiane, Giorgia Meloni. Në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që...

Liverpool kërkon 70 mln euro, Bayern tërhiqet menjëherë nga gara për yllin e sulmit

Edhe pse Bayern po vuan të gjejë një sulmues krahu, sidomos pas refuzimeve nga Florian Wirtz dhe Nico Williams, në Mynih kanë nisur të...

BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën, për t'i ndihmuar vendin të...

Aksident në vendin e punës në Shëngjin, punëtori përfundon te Trauma

Një punëtor është aksidentuar rëndë ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV