Luhen 3 takimet e fundit të javës së 14-të, Skënderbeu prek fundin e renditjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy ndeshjeve të para, të luajtura të premten, të shtunën janë luajtur 3 takimet e tjera të Kategorisë Superiore dhe në dy prej përballjeve të luajtura përkatësisht në Fier dhe në kryeqytet, kanë fituar ekipet vendase, ndërsa në Korçë kanë fituar miqtë. Kështu, Partizani dhe Tirana i janë përgjigjur Teutës dhe, në distancë, edhe Vllaznisë, pasi kanë mposhtur përkatësisht Skënderbeun në fushë të huaj dhe Kastriotin në shtëpi.

Ndërkaq, ka ardhur një humbje për Laçin, që u thye në Fier nga Apolonia, e cila mori 3 pikët kundër bardhezinjve të pompuar si kandidatë për të fituar titullin. Partizani e mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-2, teksa të kuqtë shënuan dy gola në 7 minutat e para të ndeshjes. Bardhi dhe Solomon realizuan me kokë, ndërkohë që në të njëjtën mënyrë për korçarët realizoi Mensah në pjesën e dytë, por Skënderbeu nuk ka mundur dot të shmangë humbjen.

Ndërkaq, në kryeqytet, Kastrioti befasoi me Devidin, i cili shënoi për krutanët. Megjithatë, Tirana reagoi dhe, fillimisht, barazoi me Bathën, e më pas, kaloi edhe në epërsi me Muçin, duke u rikthyer te fitorja me rezultatin 2-1. Dhe, së fundmi, në Fier Mario Gjata shënoi për Apoloninë që në minutën e 20-të, gol që mbeti në fuqi deri në fund.

Laçi realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë me Harmonin, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje dhe polemikat pritet të jenë të shumta. Kështu, java e 14-të e Kategorisë Superiore uli sot siparin me 3 sfidat e zhvilluara në orën 13:45, ku nuk munguan surprizat si dhe ndryshimet në pozicionet e renditjes. Skuadra e Skënderbeut që drejtohet nga Juljan Ahmataj preku të shtunën vendin e fundit, pas humbjes në shtëpi ndaj Partizanit.

Lexo edhe :  PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

Korccarët u parakaluan nga Apolonia që triumfoi ndaj Laçit. Ndërkohë për sa i përket kreut, Vllaznia vijon të ruajë diferencën prej 9 pikësh nga ndjekësit më të afërt, Partizani dhe Teuta, teksa Tirana është ngjitur në vendin e 4-t me pikë të barabarta me Laçin, me nga 20 secila. Në kuotë të njëjtë pikësh, 17, ndodhet edhe Kastrioti i vendit të 6-të dhe Kukësi i vendit të 7-të, si dhe Bylisi e Apolonia që ndajnë vendin e 8-të dhe të 9-të, me nga 12 pikë.

Të fundit

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në...

Lajme të tjera

Web TV