Gurishta: Bylisi nuk është si sezonin e shkuar, por mbetet sidoqoftë, i rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një jave pezullimi për arsye kartonash, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, rikthehet sërish të jetë i gatshëm për stafin teknik, pikërisht në ndeshjen e së mërkurës ndaj Bylisit. Duke folur para gazetarëve, numri 2 i kuqebluve është shprehur entuziast për një tjetër fitore edhe në këtë ndeshje.

“E kam lënë pezullimin pas dhe jam i lumtur që jam rikthyer, siç isha i lumtur për ndeshjen që zhvilluam ndaj Kukësit, – ka thënë ai, duke folur fillimisht për rikthimin në formacion. – Kruja e bëri shumë mirë rolin e mbrojtësit të djathtë. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës.”

Në vijim, mbrojtësi i krahut të djathtë ka folur për përballjen me ballshiotët, të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. “Nuk duhet parë renditja, sepse, edhe pse nuk është skuadra e sezonit të kaluar, Bylisi është sidoqoftë, shumë agresive në fushën e saj.
“Do jetë e vështirë, ata kanë në favor fushën që nuk ka nivel si e jona apo edhe ajo e Elbasanit, – ka vijuar Gurishta. – Të marrim masat dhe të shkojmë atje vetëm për 3 pikë.”

Në fakt, ka patur një statistikë interesante këtyre javëve të fundit tek Vllaznia, teksa futbollisti që ka dalë në konferencën për shtyp para një ndeshjeje, ka vijuar të shënojë të nesërmen në të. Po, a do të kemi golin e parë këtë sezon për Gurishtën? “Shpresoj që të vijë edhe goli im i parë këtë sezon.

Pak rëndësi ka kush shënon te Vllaznia, rëndësi ka të fitojë ekipi”, – përgjigjet kapiteni.

Të fundit

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit,...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Lajme të tjera

Web TV