“I pari President që nuk bëra asnjë luftë”/ Trump mban fjalimin e lamtumirës dhe uron administratën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai shtoi: “Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re.”

“Këtë javë, ne inaugurojmë administratën e re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe prosperuese”, tha Trump më 19 janar, në videon e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, vetëm një ditë para se ai të largohet nga zyra.

Presidenti republikan, nuk përmend fare emrin e rivalit të tij demokrat, Biden gjatë këtij adresimi.

Trump ka tentuar që të përmbysë rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke pretenduar, pa dhënë prova, se ka pasur mashtrime zgjedhore.

Pretendime të tilla janë hedhur poshtë nga disa gjykata amerikane dhe po ashtu, ekipi ligjor i presidentit ka dështuar edhe gjatë dërgimit të rasteve pranë Gjykatës Supreme.

Trump po ashtu ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit më 20 janar, që është prishje e traditës amerikane, ku transferimi paqësor i pushtetit është bërë përgjatë historisë së shtetit amerikan.

Trump gjatë këtij adresimi, po ashtu foli edhe për sulmin ndaj Kongresit amerikan, ku më 6 janar, mbështetësit e tij tentuan që të pengojnë certifikimin e fitores së Bidenit.

Trump tha se “të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kongresit tonë” dhe se “dhuna politike është sulm ndaj çdo gjëje që ne çmojmë si amerikanë” dhe një gjë e tillë, sipas presidentit në largim, “asnjëherë nuk do të tolerohet”.

Trump po ashtu lavdëroi qëndrimin që ka mbajtur ndaj Kinës, duke thënë se ai ka bërë presion të paparë ndërkombëtar ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Biden, i cili do të inaugurohet si president më 20 janar, po ashtu mbajti një fjalim më 19 janar nga shteti i tij, Delauer dhe gjithashtu pritet që sërish të mbajë një fjalim, ku do të bëjë thirrje për “unitet”, siç kishte bërë edhe gjatë fushatës së tij.

Lexo edhe :  India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

Presidenti i zgjedhur Biden, ka ftuar ligjvënësit demokratë dhe republikanë që të marrin pjesë në lutjet në një katedrale në Uashington, më 20 janar, para se të inaugurohet në Kongres.

Një person që është i afërt me zyrtarin kryesor republikan në Senat, Mitch McConnell tha për AFP se McConnell do të shkojë së bashku me Bidenin në kishë.

McConnell ka qenë njëri prej aleatëve kryesorë të Trumpit gjatë katër vjetëve të presidencës së tij, por ka kritikuar fuqishëm presidentin që prej sulmit në Kongres, që sipas tij, është “provokuar” nga Trumpi.

Nënpresidenti në largim, Mike Pence pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit, ndërkaq Trumpi pritet të largohet nga Uashingtoni në mëngjesin e 20 janarit dhe zyrtarët kanë konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurim.

Pas sulmit në Kongres, ku mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë edhe një zyrtar policor, autoritetet kanë rritur masat e sigurisë në Uashington, në prag të ceremonisë së inaugurimit.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se disa anëtarë të Gardës Kombëtare janë larguar nga shërbimi i tyre gjatë inaugurimit, pasi trupat e Gardës i janë nënshtruar një procesi të verifikimit, ku janë hetuar edhe për lidhjet e mundshme që mund të kenë me ekstremistët e krahut të djathtë.

Një pjesëtar i Gardës Kombëtare u largua nga detyra pasi iu gjetën disa mesazhe shqetësuese që kishte shkëmbyer me një anëtar tjetër të Gardës, tha gjenerali Daniel Hokanson.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV