Kush i mbron më mirë të dhënat, Android apo iPhone?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë bërë një hulumtim interesant mbi dobësitë në kriptim të përdorura nga telefonat me sisteme operative Android dhe iOS.

Është edhe më interesante që studiuesit shpjegojnë se si agjencitë qeveritare mund të përfitojnë nga këto dobësi, në mënyrë që të marrin të dhënat që fshihen në telefona.

Hulumtimi u krye nga Maximilian Zincus, Tushar Joyce dhe Matthew Green, dhe doli se ka mjaft ‘vrima’ në sistemet operative mobile, që agjencitë qeveritare nuk kanë nevojë për ndonjë fuqi të veçantë, por vetëm pak durim dhe njohuri teknike.

Ata arritën në përfundimin se Apple ka një grup të mirë të kontrolleve të sigurisë dhe privatësisë që mbrohen më tej nga enkriptimi i fortë.

Por kjo nuk do të thotë që ata janë të mbrojtur nga hakerat ose ndërhyrjet nga agjencitë qeveritare.

“Ne kemi vërejtur se një pjesë befasuese e të dhënave delikate është e mbrojtur dobët, që do të thotë se mund të aksesohet edhe nëse telefoni është i kyçur”, theksojnë studiuesit.

Nga ana tjetër, ata vërejnë se, megjithëse Android ka mbrojtje të fortë, veçanërisht me gjeneratën e fundit të telefonave të nivelit të lartë, fakti që i gjithë sistemi është i copëzuar dhe nuk azhurnohet në të njëjtën kohë, i lë përdoruesit dhe të dhënat e tyre të prekshëm.

“Android nuk ka versionin e vet të enkriptimit Apple Complete Protection, i cili fshin çelësat e deshifrimit nga memoria e telefonit pasi kyçet. Si rezultat, çelësat e deshifrimit të Android qëndrojnë në memorie gjatë gjithë kohës, duke e bërë përdoruesin dhe të dhënat e tij të prekshme”, thuhet në studim.

Përveç vetë sistemeve operative, studiuesit shikuan gjendjen e sistemit të arkivimit të të dhënave “në Cloud”, dhe gjetën disa probleme në sistemin që përdor iCloud, të cilat mund t’i bëjnë të dhënat e përdoruesit të prekshme.

Lexo edhe :  Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

“Ajo që më tronditi me të vërtetë ishte se sa këto telefona nuk mbrojnë në të vërtetë të dhënat e përdoruesit. Pothuajse asgjë nuk është e mbrojtur siç duhet të jetë. Prandaj lind pyetja – pse agjencitë qeveritare do të kishin nevojë për një “derë të pasme” ose “qasje të veçantë” në sisteme, kur ato janë aq keq në vetvete”, pyet kriptografi Matthew Green.

Të fundit

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi,...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me...

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit në Afganistan

Që nga pushtimi i Ukrainës, Kremlini është përballur me tensione diplomatike në nivel ndërkombëtar. Tani Rusia është vendi i parë që njeh qeverinë talebane...

Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

"Nëse gjeni përherë e më pak qumësht vendi në tryezat tuaja, kjo është falë qeverisë socialiste. 12 vite vetëm shkatërrim bujqësisë! Toka e pasur...

Lajme të tjera

Web TV