Stesina për kursin e fizioterapistëve: FSHF po investon në rritjen profesionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), Xhanluka Stesina, ka folur në lidhje me kursin e formimit të fizioterapistëve “Human Tecar”, që do të organizohet nga data 25, deri më 28 janar 2021, si edhe me programin e këtij departamenti në muajt në vazhdim. Në këtë kurs do të ketë lektorë të fushës së mjekësisë sportive, ku përveç Dr. Stesinës marrin pjesë edhe Ilvi Begolli, fizioterapist pranë FSHF-së, Arzen Voci, fizioterapist i Kombëtares A të futbollit si dhe specialisti i “Tecarterapia”, Françesko Fasino.

Duke folur për faqen zyrtare në Internet të organizmit që qeveris futbollin në vend, Dr. Stesina vlerëson nivelin e fizioterapistëve shqiptarë dhe përpjekjet e FSHF-së për të investuar në formimin e tyre profesional, teksa thotë: “E veçanta është se ne kemi aktualisht fizioterapistë shumë të mirë në Shqipëri, të cilët janë të zotë dhe mund të mësojnë të tjerët. FSHF ka menduar që të kontribuojë në rritjen e nivelit profesional të fizioterapistëve, duke investuar në formimin e tyre.”

“Me FSHF-në kemi vendosur të ndërtojmë një program azhornimi për të gjithë fizioterapistët, si ato të ekipeve Kombëtareve, skuadra të kategorisë Superiore dhe të gjithë fizioterapistët shqiptarë, – ka vijuar ai. – Kemi përgatitur së bashku me Ilvi Begollin një program me shumë takime që do të zhvillohen përgjatë vitit në mënyrë që t’u mësojmë pjesëmarrësve përdorimin e teknologjisë së fizioterapisë e më pas të mund të organizojmë një kurs edhe më të gjatë për promovimin e fizioterapisë në Shqipëri.”

Stesina thekson se kursi i parë do të jetë për përdorimin e “Tecarterapia”, që është një pajisje e përhapur shumë, por që kërkon aftësitë e duhura në përdorim. “Kursi i parë është i fokusuar te “Tecarterapia”, që është një pajisje mjaft e përdorur në futboll, që e kanë shumë fizioterapistë, por që nuk dinë ta përdorin mirë, – ka sqaruar specialisti italian. – Së bashku me një specialist italian dhe dy fizioterapistët e Kombëtares nisim këtë kurs për të mësuar fizioterapistët e klubeve shqiptare se si ta përdorin në mënyrën e duhur këtë pajisje.”

Lexo edhe :  Argjentina fitoi me arbitra? Messi nuk e fal James: "Ti flet shumë..."

“Në muajin shkurt do të prezantojmë edhe programin e kurseve që do të organizojmë në muajt e ardhshëm, që do të jetë specifik për çdo mjek”, – shton Stesina në prononcimin e tij. Kursi do të jetë i ndarë në dy pjesë: pjesë teorike dhe më pas do të vijojë me pjesën praktike. Në datat 25 dhe 26 janar 2021, kursi do të jetë i hapur vetëm për fizioterapistët e ekipeve kombëtare (meshkuj, femra), Kategorisë Superiore dhe Kategorive më poshtë.
Ndërsa në datat 27-28 janar, kursi do të jetë i hapur për të gjithë studentët, mjekët, fizioterapistët dhe për të gjithë ata që duan të dinë për aplikimin e “Tecarterapisë”.

Numri maksimal i personave që mund të marrin pjesë është 20. Në fund të kursit, pjesëmarrësit do të pajisën me certifikatë nga FSHF-ja dhe “Human Tecar Italia”. Për të gjithë personat e interesuar të cilët duan të regjistrohen në këtë kurs, format e komunikimit janë si më poshtë:

E-mail: drejtoria.teknike@fshf.al
Nr. tel: +355 68 404 0033

Të fundit

Hodhi mbeturina në lumin Buna, ‘e pëson’ 31-vjeçari nga Shkodra

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës, pasi shfaqet në një video të publikuar në rrjetet sociale...

Ndërron jetë Ananda Lewis, ikona e MTV-së dhe zëri i gjeneratës ’90

Një tjetër yll i ekranit amerikan është shuar në moshën 52-vjeçare. Ananda Lewis, ish-prezantuesja e njohur e MTV-së dhe një nga figurat më të...

Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq, Rama: Realizohen 38% e punimeve

Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim...

“Ngërçi” politik në Kosovë, Abdixhiku prezanton planin: Të formohet qeveri tranzitore

Kosova është në krizë institucionale dhe politike dhe kjo është një e vërtetë që duhet pranuar. Ky është qëndrimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të...

Histori/ Rast i Ftohtë: Kush ishte vrasësi i parë serial italian?

I quajtur me nofkën "përbindëshi i Stretta Bagnerës", nga rrugica ku ndodhej strofulla e tij, vrasësi serial Antonio Boggia terrorizoi Milanon në shekullin e...

Lajme të tjera

Web TV