70 vjet së bashku, ndërrojnë jetë nga covid me duar shtrënguar

SHBA – Një çift ​​të moshuarish, që sapo festoi 70-vjetorin e martesës, kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid, vetëm pak minuta ndërsa mbaheshin për dore.

Të moshuarit u shtruan në spitalin e Columbus, Ohio të SHBA, me 8 Janar pasi rezultuan pozitivë me koronavirus, dhe humbën jetën vetëm pak ditë më vonë.

Shirley Meek vdiq e para, ndjekur disa minuta më vonë nga bashkëshorti i saj.

Ata ndërruan jetë vetëm tre ditë para se ishte planifikuar të merrnin vaksinën COVID-19, thanë anëtarët e familjes.

“Ne i kërkuam personelit të spitalit që ata të ishin së bashku dhe ata thanë absolutisht po”, pohoi vajza e tyre.