E rëndë në Belsh/ Po luante me shokët, i mituri bie nga lartësia dhe dëmtohet rëndë në kokë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Fierzë të Belshit.

Një fëmijë 9-vjeç ka rënë nga lartësia dhe është dëmtuar rëndë në kokë. Mësohet se i mituri ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij në momentin që ka rënë nga lartësia.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr trajtim mjekësor, teksa ende nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.