Disiplina ndëshkon trajnerin e Bylisit, ndëshkim edhe për klubin ballshiot dhe Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të kalendarit të ngjeshur, të shkaktuar nga bojkoti i Ligës Profesioniste të Futbollit, kampionati shqiptar po ecën me ritëm të përshpejtuar dhe po kështu po vepron edhe Komisioni i Disiplinës, që ka dhënë vendimet e fundit, në lidhje me javën që lamë pas në kampionatin shqiptar.

Të enjten në mbrëmje u mbyll java e 15-të e Kategorisë Superiore me derbin Partizani-Tirana, që përfundoi me suksesin 1-0 të skuadrës së trajnerit Ilir Dajës. Dhe Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e premte dhe ka marrë masa për çfarë nuk shkoi mirë këtë javë.

Kështu, Trajneri i Bylis, Veljko Dovedan, u pa i acaruar në fundin e takimit që ekipi i tij humbi ndaj Vllaznisë, me një gol të pësuar në minutën e 4-t shtesë. Protestat i kanë kushtuar 2 ndeshje pezullim timonierit serb të ballshiotëve, ndërsa klubi është dënuar me gjobë 100,000 lekë (të reja), për mospërmbushje të detyrimeve.

Edhe Partizani është gjobitur me dyfishin e kësaj shume për të njëjtën akuzë, si dhe duhet të dëmshpërbleje brenda 15 ditëve dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena”.

 

Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës:

 

  1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
  4. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  5. FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  6. Rrëzimin e kërkesës së Tirana AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të fundit

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi,...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Lajme të tjera

Web TV