Tik Tok-u i merr jetën 18-vjeçarit/ Po pozonte për aplikacionin, dalin detaje të reja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku një i ri ka humbur jetën teksa ishte duke bërë një video për TikTok.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Hamza Naveed, 18 vjeç ishte duke ecur tek shinat, duke zhvilluar një video për TikTok kur e përplasi treni për vdekje. Aksidenti ndodhi të Premten në lagjen Shah, pranë kryeqytetit Islamabad.

“Treni në lëvizje e goditi atë ndërsa ai po pozonte për një video dhe po ecte në binarin hekurudhor,” tha policia.

Nuk është hera e parë që regjistrohet një ngjarje e tillë e rëndë, shumë të rinjë kanë humbur jetën teksa të fokusuar tek videot janë përballur me aksidente që u kanë marrë jetën.