Mirel Josa, trajneri i ri i Kukësit, 57-vjeçari nënshkruan për një vit e gjysmë me verilindorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Verilindorët zyrtarizojnë 57-vjeçarit, nënshkruan për një vit e gjysmë. Pas një periudhe të vështirë përgjatë ndërrimit të viteve, që çoi në largimin e Skënder Gegës nga posti i trajnerit, për t’u zëvendësuar, përkohësisht, nga ndihmësi Rrahman Hallaçi, i cili pati marrë edhe rezultate pozitive në këto pak ndeshjet e fundit, Kukësi ka gjetur një timonier të ri.
Dhe bëhet fjalë për një emër të njohur të stolave shqiptarë, siç është Mirel Josa, i cili është zyrtarizuar të hënën pasdite. Vetë trajneri pati pohuar për RTSH Sport nëpërmjet komunikimit telefonik paradite se kishte arritur marrëveshjen me klubin verilindor, ndërsa pasdite ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar. “Futboll Klub “Kukësi” njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë”, – thuhet në një njoftim të klubit, të postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Trajneri kryeqytetas ka arritur sot (të hënën) marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë, – vijon njoftimi. – Pas një mbledhjeje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rrahman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Nën-21-vjeçarët e Kukësit.”

“Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe”, – përfundon njoftimi i Klubit të Kukësit, që në mbyllje i uron suksese trajnerit. Mirel Josa është një trajner që ka spikatur në këto dy dhjetëvjeçarët e parë të mijëvjeçarit të ri, teksa ka drejtuar me sukses një numër skuadrash në Shqipëri, si Tiranën, Lushnjën, Skënderbeun, Vllazninë, Elbasanin, Teutën dhe Shkumbinin, por edhe Prishtinën në Kosovë.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV