Agjencia Evropiane e Barnave miraton për përdorim vaksinën AstraZeneca

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi këtë pasdite përdorimin e vaksinës AstraZeneca për qytetarët mbi moshën 18 vjeç, sipas një deklarate nga agjencia.

EMA tha të Premten se ka vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus autorizim zyrtar të tregtimit me kusht të dhënë nga Komisioni Europian.

Kjo është vaksina e tretë e aprovuar nga Autoritetet Evropiane, pas atyre të Pfizer/BionTech dhe Moderna. AstraZeneca është tashmë në përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, pasi është aprovuar në fund të dhjetorit.