Covid 19/ Shokon mjeku : Më e keqja s’ka kaluar, druaj për të atë që mund të vijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virologu i njohur gjerman Christian Drosten shprehet për revistën gjermane “Spiegel” se më e keqja e pandemisë ende nuk ka kaluar.
Përkundrazi, vendet duhet të tregohen të arsyeshme dhe kujdesshme edhe me procesin e vaksinimit që mund të çojë në vendim të gabuara.

“Me t’u vaksinuar të moshuarit dhe një pjesë e grupeve të riskut, do të ketë presion shumë të madhe ekonomik, social, politik dhe ndoshta ligjor për t’u dhënë fund masave kufizuese.

Më pas, një numër shumë i madh njerëzish do të infektohen në një kohë shumë të shkurtër, më shumë sesa imagjinojmë tani.

Nuk do të kemi 20 000 – 30 000 të infektuar në ditë, por deri në 100 000 të infektuar në ditë në skenarin më të keq.

Padyshim që do të jenë të rinjtë si fillim…dhe njësitë e kujdesit intensiv do të mbushen dhe shumë njerëz do të vdesin”, shprehet Dorsten.

Virologu gjerman është pesimist edhe shpresës se temperaturat e larta do të sjellin ulje të numrit të infektimeve, pasi sipas tij situata e tanishme nuk e sugjeron një gjë të tillë.

“Kam frikë se do të ndodhë si në Spanjë, kur numrat u rritën shpejt pasi u hoq karantina, edhe pse ishte shumë nxehtë.

Në Afrikën e Jugut po ashtu, ka aktualisht është veë, numrat janë në nivele të larta”, shprehet Dorsten.

Lidhur me vaksinat ai nuk ka shprehur dyshime nëse ato do të jenë efektive apo jo ndaj varianteve të reja, edhe pse variantet në Brazil dhe Afrikën e Jugut sugjerojnë se mund të anashkalojnë imunitetin e atyre që e kanë kaluar njëherë sëmundjen.

Dorsten e konsideron shumë shqetësues dhe nga një pikëpamje mahnitës faktin që virusi evoluoi kaq shpejt duke prodhuar variante si ai britanik me infektueshmëri të konfirmuar 35% më të lartë se variant fillestar.

Lexo edhe :  Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Sipas tij një gjë e tillë, nga pikëpamje epidemiologjike është më keq sesa të ishte zhvilluar një variant më vdekjeprurës.

Ajo që po bëhet e qartë është se bota është larg, ndoshta shumë larg fundit të një beteje që me gjasë ende nuk po I ka zbuluar pasojat e mëdha, strukturore dhe afatgjata.

Të fundit

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin...

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të...

Manastirliu: Po investojmë që 1 mijë shkolla të kenë laboratorë inteligjentë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar...

Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

Jo vetëm Sali Berisha, por në sulm për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt më 16 maj në Tiranë, janë “lëshuar” edhe...

Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e...

Lajme të tjera

Web TV