Zgjedhin të mos investojnë në Shqipëri/ Shqiptarët bëjnë kërdinë me prona jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit janë përshpejtuar vitet e fundit aq sa në vitin 2018 për herë të parë pas gjashtë vitesh të Ardhurat Kombëtare Bruto (PBB + fitimet e shqiptarëve jashtë vendit) ishin më të ulëta se sa Prodhimi i Brendshme Bruto.

Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katër fish, në 32 miliardë lekë.

Përgjatë periudhës 2008-2013 shpenzimet e Shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Blerjet e pronave jashtë vendit nisën serish me ritme të shpejta pas vitit 2014. Sipas të dhënave të INSTAT, nga viti 2014 në vitin 2018 shpenzimet e shqiptarëve për prona jashtë vendit arritën në 1.5 miliardë euro.

Në vitin 2018 shifra e shpenzimeve për prona jashtë vendit arriti në 48,2 miliardë lekë ose 392 milionë euro.

Rekordin e mban viti 2009, ku vlera e treguesit arriti në 53 miliardë lekë, ose 431 milionë euro. Krahas Prodhimit të Brendshëm Bruto, INSTAT ka publikuar edhe të Ardhurat Kombëtare Bruto. Ky tregues përfshin PBB (tërësinë e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga qytetarët brenda vendit) dhe të ardhurat që sigurohen kryesisht nga puna dhe pronat jashtë vendit.

Lexo edhe :  Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Në vitin 2018 të Ardhurat Kombëtare ishin 1,9 miliardë lekë më të ulëta se PBB e-ja e vendit. Kjo do të thotë se banorët brenda Shqipërisë kanë harxhuar më shumë jashtë vendit se sa kanë fituar. Në këtë përkeqësim kanë ndikuar shpenzimet e vendasve jashtë vendit për blerjen e pronave.

Zakonisht të Ardhurat Kombëtare Bruto të njohura si AKB ose GNI për Shqipërinë janë më të larta se PBB, për shkak se, vendi ynë ka gati një të tretën e popullsisë që jeton dhe punon jashtë vendit dhe sjellin të ardhura në Shqipëri në formën e remitancave.

Sipas Grafikut bashkëngjitur gjatë periudhës 1996-2018, numërohen gjithsej vetëm katër vite ku AKB ishte më e vogël se PBB-ja, dhe kjo lidhet me blerjet e mëdha të pronave që vendasit kanë bëre jashtë vendit./Monitor

Shqiptarët kanë shpenzuar 3.4 miliardë euro për prona

Shqiptarët kanë shpenzuar 3.4 miliardë euro për prona

 

Të fundit

Skenar filmi në Pogradec, e vrau më pas e dogji në banesë/ Kapet autori

Një 56 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u...

“The Traitors Prom” – spektakli ikonik, tani me një melodramë të ndezur në maksimum

Royal Albert Hall, Londër. Claudia Winkleman në rolin e prezantueses, ndërsa Orkestra Simfonike e BBC-së nga Skocia interpretonte mjeshtërisht versione të orkestruara të këngëve...

“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë...

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

Lajme të tjera

Web TV