Vajza mban trupin e nënës në frigorifer prej 10 vitesh/ Zbulohet arsyeja shokuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua japoneze që fshehu trupin e nënës së saj të ndjerë për dhjetë vjet në një frigorifer shpjegoi gjestin e saj nga frika e dëbimit nga banesa ku ata të dyja jetonin.

Policia i tha AFP se Yumi Yoshino, 48 vjeç, u arrestua nën dyshimin e “fshehjes së trupit të një gruaje” të gjetur në një frigorifer në një apartament në Tokio të Mërkurën.

E pandehura tha se e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo “nuk donte të lëvizte” nga banesa që ndau me nënën e saj, raportoi shtypi lokal, duke cituar burime anonime të policisë.

Apartamenti me qira ishte në emër të nënës, mosha e së cilës në kohën e vdekjes vlerësohet të jetë rreth 60 vjeç, njoftoi Kyodo News.

Yumi Yoshino u detyrua të largohej nga banesa në mes të janarit për shkak të vonesave të qirasë dhe ishte dikush që erdhi për ta pastruar atë që bëri zbulimin e trupit të saj.

Nga autopsia e kryer në trup nuk mund të përcaktohet koha e saktë dhe shkaku i vdekjes, sipas mediave.

 

Të fundit

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Lajme të tjera

Web TV