Çudit politikanja shqiptare/ ‘Ndjehem në presion të vazhdueshëm politik, Vendi po kalon situata të rëndë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka pranuar presionin e vazhdueshëm politik që po ndjen në mandatin e dytë si qytetarja e parë e qytetin verior.

Në një intervistë për ‘Fol me mua’ në “Fax News”, Ademi shtoi se vendi po kalon një situatë të vështirë dhe se qytetarëve nuk u është dhënë mundësia për të bërë zgjedhjen e duhur.

Sipas saj çdo bashki duhet të vetëqeveriset duke menaxhuar siç duhet paratë publike vendore.

”Unë nuk e kam dashur që të ishte kështu. Unë mendoj që edhe situata që kalojmë është e rëndë,  është e rëndë edhe për mua. Unë ndjehem në një presion të vazhdueshëm. Ne jemi dy vite pas mandatit dhe për mua nuk është mirë sigurisht presioni politik. Po pse duhet të ndodhte kështu? Ne mund ta menaxhonim të gjithë ne, por nuk ia dhamë mundësinë popullit që ta bënte këtë të mundur. Kemi shumë kohë në fakt që nuk ia japim mundësinë qytetarëve për ta bërë zgjedhjen siç duhet. Ne punojmë atje, ne punojmë për ditë, ne shërbejmë për ditë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Është sfiduese se ne jemi sot këtu po nuk e dimë si do të jetë nesër si është projeksioni dhe kur qeveris, kur administron duhet të mendosh se nuk mendon për sot, ajo çfarë ndodh sot është menduar shumë kohë më përpara dhe duhet të projektojmë. Kemi një vështirësi në këtë aspekt, por po mundohemi ta administrojmë. Ne vetëadministrojmë në Shkodër.

“Unë mendoj që kjo vështirësia që kemi kaluar këto vite ka treguar në Shkodër, pavarësisht vështirësive ne kemi punuar më mirë, kemi menaxhuar paratë publike vendore më mirë, kemi ndërtuar më shumë dhe më mirë me aq para sa kemi pasur po ta krahasosh me gjithë periudhat më përpara. Ne jemi bashkia pa borxhe duke e vetëqeverisur. Duhet të rritet në koshiencën e gjithsecilës bashki gjithsecilit komunitet që ne duhet të vetëqeverisim dhe në aspektin e asaj çfarë kemi bërë ne jemi përpjekur që ta ndërtojmë ta vetëbëjmë, ta bëjmë vetë dhe këtë vazhdojmë të bëjmë”- tha Ademi.

Lexo edhe :  Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Të fundit

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën...

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV