Dëshmia e fortë e Bamir Topit: Berisha më kërkoi zhdukjen e Kreshnik Spahiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bamir Topi, dikur një figurë e rëndësishme brenda selisë së Partisë Demokartike, është një nga njohësit dhe ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës.

Edhe pse një nga më të besuarit e Berishës, e madje dorë e djathtë e tij, sapo i doli kundër, ish-lideri i PD e quajti “puçist e armik” më 21 janar 2011.

Në librin që botoi 2 vite më parë Bamir Topi na bëri të njohur me dëshmi tronditëse mbi veprimtarinë kriminale të politikës shqiptare, por sidomos të Sali Berishës.

Një prej këtyre momenteve është ai i përplasjes së Berishës me Kreshnik Spahiun, kur ky i fundit ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Topi thotë se Berisha i kërkonte t’i hiqte qafe Kreshnik Spahiun, i cili kishte nisur të bënte ca lëvizje që e shqetësonin Berishën. Kreshniku doli shumë shpejt kundër dhe krijoi Aleancën Kuq e Zi.

Pjesë nga libri

“Alo, Saliu jam! – u dëgjua zëri i tij. –Mirëmëngjesi, urdhëro! – ja preva shkurt. –Shiko, Kreshnik Spahiu po e kthen KLD-në në parti politike! – vazhdoi duke përdorur sharje të rënda dhe vulgare në adresë të tij.

–Dëgjo, – i thashë, -jam në makinë dhe do t’ju telefonoj pas pak nga zyra. Me të hyrë në zyrë i telefonova duke i thënë:

-‘Së pari, po ju kujtoj nevojën e një komunikimi korrekt, për më tepër që sot jam këtu ku jam.

Së dyti, Kreshnikun e keni zgjedhur ju dhe mos e paragjyko për asgjë, duke e sulmuar brutalisht. Nëse ke gjë për t’i thënë, thuaja drejtpërdrejt pa qenë nevoja të kalosh nëpërmjet meje.

Së treti, sa të jem unë, do të punoj për pavarësinë e institucioneve!’.

Lexo edhe :  Takimi në Selanik/ Berisha: Qëndrimi i shqiptarëve më 11 maj vendimtar për të ardhmen

Më dëgjoi pa kundërshtuar”, shkruan Topi.

Topi ka treguar një tjetër moment tensioni me Berishën.

“Pas një jave, pa asnjë komunikim, kur pothuajse gjithçka ishte vendosur, me vjen një telefonatë nga Saliu.

‘Urdhëro!-i them. Pa komunikim normal pyeti: Ku je? –‘Po futem në shtëpi’. Sigurisht që ajo orë, rreth 15:30, kur nuk kisha impenjim tjetër do më gjendte në shtëpi. Në fakt sapo ndahesha me një shokun tim Edmondin, i cili ishte në dijeni të ftohjes së fundit. Me një gjest për të ruajtur qetësinë, ai u afrua dhe po ndiqte bisedën. Ndërkohë Saliu vazhdoi në mënyrë taktike për të më vendosur në një raport me kërkesë llogarie: ‘Po mirë o z. kryetar, militantët e partisë kush do t’i presë Sali Berisha?’.

Toni i tij ishte i plotë, si i njeriut që tani do të kishte në dorë gjithçka, sipas tij edhe komunikimin me kolegët e afërt. Menjëherë iu përgjigja me sarkazëm: ‘Në mënyrë absolute jo! Sali Berisha e mbaroi punën me militantët, tani po merret me ndarjen e llokmave të pushtetit, madje edhe me Xhuvelin!”.

Duke kuptuar menjëherë peshën e rëndë të kësaj bisede duket sikur vrulli i fillimit iu këput në mes. Më tej vazhdova: “Ta kam bërë të qartë se me mua nuk mund të sillesh siç ke zakon me shumë të tjerë”. Ndërkohë Edmondi bënte gjeste për të më frenuar, pasi më njihte mirë në të tilla situata. Vazhdova duke përfunduar: ‘Të lutem këtij telefoni mos i bjer më! – dhe e mbylla si bisedë duke i kthyer reston e bisedës së fundit dhe në mendjen time dhe bashkëpunimit politik. Pavarësisht gjendjes psikologjike të mikut tim të pranishëm në këtë përplasje në telefon, u ndjeva i lehtësuar nga një peshëm që më shoqëronte gjatë gjithë periudhës së fundit”.

Të fundit

U dënua me 16 vite burg, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë. Si rezultat...

Konkursi i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Së shpejti, festivali i gjuhës dhe shkencës

U zhvillua finalja e madhe e edicionit të tretë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, për klasat e 9-ta ku përballë njëra-tjetrës në një...

SPAK nisi verifikimin e kontratës së lobimit, PD: Rama dhe veglat e tij janë trembur

Partia Demokratike ka reaguar pasi SPAK njoftoi se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

“6 mln eurot e lobimit Berisha i gjeti nga Gërdeci”, avokati: PD, parti familjare

Avokati Idajet Beqiri nga studio e Abc News paralajmëroi padi në SPAK ndaj Sali Berishës për kontratën 6 milionë dollarë të lobimit për heqjen...

Serie A, Milani fiton 0-2 në Venezia, por mbetet ende larg Europës

Milani sot fitoi në transfertë ndaj Venezia me rezultatin 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t në Serie A. Kuqezinjtë e nisën mjaft...

Lajme të tjera

Web TV