Gjendet i vdekur i dyshuari për vrasjen e katërfishtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë i dyshuar për kryerjen e katër vrasjeve në Shibenik dhe Vodice të Kroacisë është gjetur i vdekur pranë një makine në zonën Vodice, konfirmoi mbrëmë zëdhënësi i Departamentit të Policisë së qarkut Shibenik-Knin, Shime Paviç.

Më parë gjatë ditës, Departamenti i Policisë në Shibenik-Knin njoftoi se kishin pranuar dy paraqitje për katër persona të vdekur të cilët u gjetën në dy lokacione.

Paviç tha se i dyshuari u gjet jo shumë larg makinës që policia po kërkonte gjatë ditës dhe se kishte një marrëdhënie të caktuar biznesi midis të dyshuarit dhe të vrarëve, por se hetimet do të përcaktojnë se çfarë marrëdhëniesh kishte mes tyre dhe nëse kjo ishte shkaku i krimit.

Duke komentuar shqetësimin e qytetarëve për shkak të të shtënave të armëve, Paviç tha se policia mori kontrollin menjëherë pas paraqitjes, vendosi pika kontrolli në hyrjet dhe daljet nga Shibeniku, duke deklaruar se qytetarët mund të jenë të qetë.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV