Konflikti në Nagorno Karabak, OKB kërkon lirimin e robërve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e shpejt të të burgosurve të luftës dhe të rrëmbyerve tjerë nga Armenia dhe Azerbajxhani.

Në fund të muajit shtator të vitit 2020 deri në fillim të nëntorit, Armenia dhe Azerbajxhani zhvilluan luftime për rajonin Nagorno Karabakut.

Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara tha përmes një deklarate se të dyja palët duhet të kthejnë trupat e viktimave në mënyrë që ato të varrosen duke respektuar “zakonet kulturore”.

“Të gjithë ata që nuk janë të lirë për shkak të konfliktit duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe të afërmit e të vrarëve duhet të jenë në gjendje të marrin mbetjet mortore të të dashurve të tyre, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në 9 nëntor 2020″, thanë ekspertët, duke kërkuar nga palët që të kryejnë hetime të hollësishme, të shpejta, të pavarura dhe të paanshme në lidhje me akuzat për shkelje serioze të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit.

Lufta gjashtë javore mes Armenisë dhe Azerbajxhanit përfundoi me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia më 9 nëntor 2020.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth saj u vendosën nën administrimin e Azerbajxhanit pas gati 30 vjet kontrolli nga armenët etnikë, shkruan rel. Më shumë se 4.700 njerëz u vranë nga shpërthimi i dhunës.

Nagorno-Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, e refuzojnë udhëheqësinë e Azerbajxhanit.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV