Igli Tare sulmohet nga pitbulli në Itali, ja si paraqitet gjendja e tij

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur në Romë drejtorit sportiv të Lazios, ish-sulmuesit të kombëtares kuqezi, Igli Tare.

Ai u sulmua nga një pitbull ndërsa po bënte shëtitje me qentë e tij.

Igli Tare ishte duke ecur pranë vendbanimit të tij në Olgiata, ku ai jeton prej disa kohësh me familjen e tij.
Teksa doli për disa hapa për të marrë ajër  të pastër dhe për t’u çlodhur pak, ai kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se një pitbull do i shpëtonte pronarit  dhe do të përpiqej ta sulmonte Taren.
Ndërhyrja e mbikëqyrjes arriti vetëm të kufizonte dëmin, por Tare humbi një qen, i vrarë nga Pitbulli, ndërkohë që vetë ish-futbo9liusti është lënduar.