Laçi konfirmohet si “macja e zezë” e Vllaznisë, e mund edhe në Shkodër 2-1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi e ka mundur në fushën e vet, e mund edhe në Shkodër 2-1, rihapet beteja e kreut.

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka nisur javën e saj të 18-të me takimin midis Vllaznisë dhe Laçit. Ndeshja të u luajt në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të kurbinasve.

Takimi Vllaznia-Laçi ka ngritur të premten siparin e javës së 18-të të Kategorisë Superiore, që është në fakt edhe java e fundit e gjysmës së parë të këtij sezoni të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ka parë një pjesë të parë të luftuar fort nga të dyja skuadrat, me Vllazninë që e mbizotëron fushën sa i përket vëllimit të lojës, por kurbinasit mbrohen ngjeshur dhe për këtë arsye, rastet e ndërtuara për shënim kanë qenë fare të pakta dhe pa rrezikshmëri të lartë. Për t’u shënuar është një gabim i portierit shkodran të Laçit, Alen Sherrit, i cili për pak sa nuk ia dhuron topin kundërshtarit. Vllaznia do të marrë një goditje në minutën e 23-të, kur Herald Marku do të dëmtohet dhe do të zëvendësohet nga i sapoardhuri Kaleziç.

Me kalimin e minutave, skuadra mike do ta hedhë gjithnjë e më tepër drejt portës kundërshtare, por pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura. Ndonëse ajo e dyta nis më mirë për laçjanët, që godasin dy herë, por pa rezultat, me anë të Xhixhës, është Vllaznia ka një rast të mirë në minutën e 54-të, por goditja e lirë në pozicion të favorshëm në kufijtë e zonës e Imerit gjen murin. Megjithatë, ndeshja zhbllokohet në fundin e minutës së 58-të, Shehu i rëmben një top Kaleziçit dhe shërben për Nuabuezen, i cili nuk fal, duke mposhtur Zogoviçin, dhe kalon në epërsi kurbinasit.

Lexo edhe :  VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

Por Vllaznia nuk jepet dhe reagon dhe vetëm 7 minuta më pas barazon shifrat, kur goditja e Krujës gjen shtyllën e djathtë pingule të portës laçiane, por topi i kthyer përfundon në këmbët e Imerit, që nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur. Por një tjetër çoroditje në mbrojtje e Vllaznisë, i jep mundësi Laçit të gjejë sërish golin 6 minuta më pas, me Harmon që fiton duelin me Adilin dhe mposht Zogoviçin. 13 minuta para fundit Laçi do të mbetet me 10 lojtarë, teksa Obanor do të ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër, ndërsa ka edhe tension midis skuadrave.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Laçi do të mbahet dhe do të fitojë kështu me shifrat 2-1, duke u konfirmuar si macja e zezë e Vllaznisë, teksa e ka mundur në të dy takimet e këtyre dy fazave të para të kampionatit.

 

Të fundit

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Lajme të tjera

Web TV