Ibrahimoviç, edhe një vit tjetër tek Milani, sakrifikon financat për fanellën kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zlatan Ibrahimovic, kërkon të qëndrojë edhe një vit te Milani. Futbollisti suedez dëshiron të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, për të treguar klasin e tij, edhe pse do të jetë 41 vjeç. Ai nuk ka kërkuar rritje page, por dëshiron ta mbyllë karrierën me fanellën e Milanit. Kështu, edhe një vit tjetër, e më pas do të shohim. Zlatan Ibrahimovic i ka idetë e qarta, kur flet për të ardhmen.

Suedezi është i vendosur për të rinovuar me Milanin, sepse ka një objektiv të qartë në mendje: të luajë ende në Ligën e Kampioneve, për të treguar se është një lojtar i jashtëzakonshëm, në mënyrë absolute, edhe pse do të jetë 41 vjeç. Për këtë arsye, do të bisedojë me drejtuesit e klubit kuqezi, për të zgjatur kontratën me ta edhe një për vit tjetër.

E kjo duket më pak e ndërlikuar, sesa kontratat e Donarumës e Çalhanollusë, sepse problemi i pagës, duket se është në plan të dytë. Ose më pak i rëndësishëm kundrejt dëshirës së tij për ta mbyllur karrierën me fanellën kuqezi, duke zotëruar skenën më të rëndësishme të klubeve të futbollit. Ibra e di mirë se në moshën e tij, sidomos në këtë periudhë të errët ekonomike që po kalon klubi, për shkak të epidemisë, nuk mund të kërkojë të pamundurën nga Milani.

Ndaj nuk ka aspak ndërmend të bëjë kërkesa të çmendura ekonomike. 7 milion euro që merr aktualisht suedezi, do të jenë të diskutueshme vetëm për bonuset. Edhe Maldini ka pranuar që do të jetë një marrëveshje jo e vështirë për t’u arritur, pasi në thelb ekziston dëshira e të dy palëve, për të vazhduar edhe një vit së bashku. Ndoshta do të arrihet edhe me fitimin e titullit.

Të fundit

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit,...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të...

Lajme të tjera

Web TV