Hakmarret punonjësi, përpiqet të infektojë ish-pronarin me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E pushuan nga puna sepse u zu duke vjedhur, por ish-punonjësi i një salloni automjetesh në Turqi ka kërcënuar pronarin dhe bashkëshorten tij se do t’i infektojë ata qëllimisht me Covid 19.

Ai kishte mundur të siguronte virusin nga një i sëmurë, të cilit i kishte dhënë shumën prej 70 dollarë. Më pas ai kishte hedhur masën në çajin që iu shërbye pronarit. Ky i fundit duke folur në media u shpreh se kjo është mënyra më e çuditshme për të vrarë dikë. Policia ende nuk ka mundur të ndalojë autorin ndërsa ai i kishte lënë një mesazh ish pronarit të tij: Nuk arrita të të vras me virusin, por herën tjetër nuk do të dështoj. Shitësi i makinave është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Vetë pronari i autosallonit, Ibrahim Unverdi, denoncoi ngjarjen në polici duke thënë se e kishte pushuar nga puna asistentin e tij pak kohë më parë sepse e kishte kapur në flagrancë duke vjedhur. Atij iu dha mbrojtja e policisë pasi tregoi kërcënimet që i ishin dërguar nga Cimen, për të cilat ai tha se ish-punonjësi i tij ishte përpjekur ta vriste.

“Nëna dhe babai im vuajnë nga sëmundje kronike. Nëse ai më infektonte me Covid-19, unë mund të kisha infektuar familjen time dhe ata përreth meje. Të paktën nëse do të më qëllonte në kokë, do të isha i vetmi që do të vdisja. Nuk ka nevojë të jesh kaq i lig”, tha Unverdi.

Gruaja e Unverdi, Dilek tha se ka frikë të largohet nga shtëpia ndërsa ai është i lirë.

“Unë dhe fëmijët e mi nuk mund të largohemi nga shtëpia. Duket se jemi në burg në shtëpinë tonë,” tha ajo.

Të fundit

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Policia e Lezhës prangos 28-vjeçarin, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas raportimeve, i riu akuzohet nga autoritetet e Kosovës për vjedhje ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV