Bayern Munich arrin rekordin e Barcelonës, mposht Tigres dhe shpallet Kampion Bote

Bayern Munich është zyrtarisht kampione e botës pasi ka fituar ndaj skuadrës meksikane Tigres me rezultatin minimal 1-0.

I pari që pati rast të rrezikshëm ishte Joshua Kimmich që arriti të shënojë në minutën e 18-të, por pas disa minutash dhe rishikimeve në VAR, goli u anulua. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

 

Bayern Munich me këtë fitore kompleton të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon duke arritur rekordin e Barcelonës në 2010.

https://www.youtube.com/watch?v=yylCMZVr_oE