660 p.e.s. – Data tradicionale e themelimit të Japonisë nga Perandori Jimmu.
1964 – Greqia dhe Turqia filluan luftë në Limassol, Qipro.
1990 – Nelson Mandela u lëshua nga burgu pas 27 vitesh si i burgosur politik.
1929 – Italia nënshkruan Traktatin Lateran, duke njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Vatikanit.
2006 – Arkeologët gjermanë zbuluan në Gobeklitepe, sit arkeologjik në provincën juglindore Sanliurfa të Turqisë, sistemin më të vjetër të komunikimit human dhe simbolet e para të formës më primitive të shkrimit të sotëm.
55 – Tiberius Klaud Cezar Britannikus, trashëgimtar i fronit perandorak romak, vdes në rrethanat misterioze në Romë. Vdekja e tij i hap rrugën Neronit për t’u bërë perandor.
1943 – Gjenerali Dwight David Eisenhower zgjidhet për të komanduar ushtrinë aleate në Evropë. Përpjekjet e gjeneralit në Luftën e Dytë Botërore e bënë atë aq shumë popullor sa më 1952 amerikanët e zgjodhën President të Shteteve të Bashkuara.