“Sondazhet nxjerrin fituese Vetëvendosjen”, diplomati Nesho: Zgjedhjet pikë kthese për historinë e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati Agim Nesho, në një lidhje live me “News 24” për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, deklaroi se sondazhet nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Nesho thekson se këto zgjedhje janë pikë kthese për historinë e shtetit të Kosovës.

“Jemi përpara zgjedhjeve, që mund të shërbejnë si pikë kthese për situatën në Kosovë. kanë ndodhur disa ngjarje, si marrja e ish-liderëve të UÇK-së. Elektorati duket se beson tek Lëvizja Vetëvendosje. Sondazhet nxjerrin fituese të madhe Vetëvendosjen.  Nëse do ketë koalicion, pritet të shikohet. Mendoj se edhe forcat politike të tjera mendojnë se VV është alternativa që mund të zgjidhet nga qytetarët. Tjetër ka të bëjë edhe me kthimin e reciprocitetin e marrëdhënieve me Serbinë. Lëvizja Vetëvendosje do të vendosë shtetin e së drejtës. Duhet krijuar qeveri stabël në Kosovë”, tha Nesho.

Agim Nesho nënvizon se Vetëvendosje ka shpallur si prioritet kryesor ekonominë dhe politikën e drejtë e parimore kundrejt Serbisë.

“Elektorati duket se dëshiron Vetëvendosjen, pasi u votua masivisht nëntorin e kaluar. Populli i Kosovës duhet që të votojë edhe për sovranitetin e Kosovës. Nacionalizmi serb i përkrahur nga rusët, që donin të rirregullonin marrëdhëniet mes Beogradit e Prishtinës, duket se nuk zë vënd më me Vetëvendosjen në krye. Kurti ka thënë se do ta ketë fokusin tek ekonomia, me mundësinë e punësimit dhe vendosjen e drejtësisë. Kurti ka deklaruar se do që të zhdukë korrupsionin dhe interesat klanore e të krimit të organizuar. Vv ka kërkuar gjithmonë që Kosova të trajtohet përballë Serbisë si shtet sovran dhe i barabartë me shtetin serb”, u shpreh Nesho.

Më tej, Nesho nënvizoi se politika e Ramës ndaj Kosovës ka dështuar. Ai shtoi se pas fitores së Vetëvendosjes në Prishtinë, kjo valë ndryshimi do të përcillet edhe në Tiranë.

Lexo edhe :  Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

“Vjosa Osmani tha se është kundër politikave që çojnë në ndarjen e kufijve në Ballkan. Fryma në Kosovë do të vijë edhe në politikën ballkanike. Mendoj se politika e Ramës ndaj Kosovës ka dështuar.

Politika shqiptare duhet të jetë faktor ndërkombëtar në këtë shekull, por qeveria Rama e ka parë të lidhur gjithçka të lidhur me Serbinë. Nuk mund të zgjidhet çështja e bashkimit kombëtar, duke kaluar nga Beogradi. Zgjedhjet në 25 prill do të vijnë si valë ndryshimi nga Prishtina në Tiranë, për të cilat është borxhi i një klase politike ndaj qytetarëve”, përmbylli Nesho.

Të fundit

“Baba Vanga” e Japonisë parashikon ngjarjen që do trondisë botën… në vetëm 3 muaj

Një psikike e quajtur 'Baba Vanga' i Japonisë ka lëshuar një profeci të tmerrshme që do të bëjë “kërdinë” në mbarë...

Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

Ndërsa shitjet globale të Tesla-s kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, marka e automjeteve elektrike ka përjetuar...

Ambasada Amerikane publikon videon/ Ja çfarë duhet të keni parasysh kur aplikoni për vizë

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit për vizë. Në një mesazh të publikuar...

Shpërthejnë protestat kundër Trump në disa qytete amerikane

Mijëra njerëz morën pjesë në disa protesta në mbarë Shtetet e Bashkuara kundër politikave të presidentit Donald Trump. Demonstratat, të organizuara nën moton "50501"...

Rama ironi me opozitën, publikon videon e animuar “Teatri i Kukullave të së dielës”

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar ku ironizon drejtuesit e opozitës. “Mirëmëngjesi dhe me Teatrin e Kukullave të së...

Lajme të tjera

Web TV