Dashuri që lindi gjatë pandemisë/ Historia e veçantë e çiftit të infermierëve

Dy infermierë italianë u dashuruan gjatë pandemisë në repartin e koronavirusit në Bari.

Michele dhe Antonella i dhuruan dashuri të gjithë botës kur shpërndanë foton e tyre të parë duke u puthur me kostumin special kundër Covid-19.

Ditën e Shën Valentinit, spitali shpërndau foton e tyre për të përcjellë një mesazh shprese tek të gjithë njerëzit.

“Dashuria lindi në pavion”,- shkruhet krahas fotos së çifti.

“Poliklinika më dha atë që të gjithë ëndërrojnë dhe veçanërisht në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë”, tha Michele Bonasia.