Femra me më shumë tatuazhe në botë ka vendosur të mbulojë gjysmën e trupit me pudër: “A jam tani më e bukur?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperiment të cilin e ka bërë Becky ka shkaktuar një numër të madh reagimesh në rrjetet shoqërore.

Becky Holt, e njohur si femra me më së shumti tatuazhe, ka vendosur të tregojë se si do të dukej lëkura e saj pa vizatime për të cilat është krenare, transmeton Telegrafi.

Sapo është bërë nënë ka përdorur sasi të mëdha pudre në mënyrë që të mbulojë tatuazhet dhe ka krijuar iluzionin që kurrë nuk ka shkuar te mjeshtrit e tatuazheve.

Komente të cilat i kanë bërë ndjekësit e saj me siguri ia kanë ushqyer egon.

Tatuazhi i parë i saj është bërë në moshën 15-vjeçare, ku mësohet se ka shkruar emrin e të dashurit dhe kjo në zonën intime. Që nga ai moment e deri më sot, Holt ka vijuar të mbulojë çdo pjesë të trupit me tatuazhe.

Becky Holt, 33 vjeç, nga Poynton, Cheshire, ka bërë tatuazhe në fytyrë, sqetulla dhe në zonën intime. Gjithë ‘pikturimi’ i trupit i ka kushtuar Holt plot 40,000 euro.

Holt deklaron se personat që nuk e njohin e paragjykojnë lidhur me tatuazhet që ajo ka bërë, teksa thotë se shumë njerëz e shohin atë si “bandite” të rrezikshme.

Të fundit

Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, numri i kërkesave për azil në Gjermani ra ndjeshëm në gjashtë muajt e parë...

Fluks pushuesish në Velipojë, mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që...

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik...

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në Britaninë e Madhe, të mbushur...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Lajme të tjera

Web TV