Stuhitë e dëborës mbyllin shkollat, bllokojnë shtëpitë dhe transportin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhitë e dëborës, që kanë goditur Japoninë Veriore dhe rajonet bregdetare sot, kanë bllokuar shtëpi të tëra dhe kanë sjellë çrregullime serioze në transport.

“Një stuhi e fortë goditi ishullin verior të Hokaidos duke bllokuar shtëpi të tëra”, sipas gazetës ”Hokkaido Shimbun”.

Një shpërthim prej 162 km/h i erërave u regjistrua në kepin Erimo në Hokkaido dhe 135 km/h në qytetin e Sakatas, prefektura e Yamagatas.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për “stuhinë më të fuqishme në vite”. 

“Ju lutemi të përmbaheni nga daljet”, u tha agjencia banorëve në rajon.

Agjencia paralajmëroi gjithashtu për dëborë të madhe, valë të larta, erëra të forta dhe ndërprerje të trafikut në veri-lindje dhe zona në anën e vendit në Detin e  Japonisë.

Parashikohet deri në 60 centimetra dëborë për rajonin Hokuriku dhe në veri-lindje dhe deri në 50 centimetra për Hokkaido në 24 orët deri të mërkurën në mëngjes.

”Gati 600 shkolla u mbyllën në Hokkaido dhe rreth 70 fluturime dhe më shumë se 200 shërbime trenash u anuluan në ishull dhe në Japoninë veri-lindore”, sipas gazetës ”Hokkaido” dhe agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo.

Në mes të janarit, një person u vra dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident masiv që përfshiu rreth 50 automjete në kushtet e stuhisë në prefekturën veri-lindore të Miyagi.

Stuhia e dimrit vjen tre ditë pasi një tërmet me madhësi 7,3 ballë Rihter tronditi veri-lindjen, duke plagosur më shumë se 150 njerëz dhe duke lënë miliona banorë pa energji elektrike.

Të fundit

Mos e pastroni kurrë fytyrën me peshqir, ja arsyeja pse

Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu....

Takimi i shumëpritur, Gjesti “shpërfill” Xhenetën: Kush është ajo?!

Takimi i shumëpritur dhe më i përfoluri gjatë këtyre orëve, ai mes Gjestit dhe Xhenetës, ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet. Dyshja, ndër...

SPAK sekuestron kamerat në bllokun e sigurisë ku ndodhet Roven Zeka

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar kamerat në bllokun e sigurisë ku po qendron shefi i Policisë Rrugore në...

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe vendin tonë, parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar gjatë këtij viti, për shkak të kërkesës së...

Trenat dhe semaforët fiken/ Ndërprerje masive e energjisë në Spanjë dhe Portugali

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, duke shkaktuar kaos në rrugë, stacione treni si dhe...

Lajme të tjera

Web TV