U ekzekutua në derën e shtëpisë, kush është shqiptari që u vra në Islandë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Beqiri 33-vjeç është shqiptari që u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në derën e shtëpisë në Islandë në zonën Rauðagerði, të Reykjavík.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Beqiri ishte pronari i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të menjëhershëm.

Mësohet se 33-vjeçari në vitin 2012 kishte udhëtuar në Greqi, ndërsa më pas në Islandë. Ai kishte fituar edhe nënshtetësinë atje.

Kujtojmë që Armando Beqiri ishte kthyer në shtëpi në orën 23:57, ku autori ishte duke e pritur dhe në momentin që shqiptari arriti ai e ka qëlluar me breshëri plumbash. Ai u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Armando kishte një djalë 15 muajsh, ndërsa priste edhe fëmijën e dytë, pasi gruaja ishte shtatzënë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 33-vjeçari ishte një njeri i rregullt kishte shumë miq, ndrësa nuk njihet që të kishte ndonjë armik apo konflikt me dikë. Deri tani janë tre të arrestuar, ndërsa i dyshuari kryesor është një lituanez.

Screenshot_2.pngScreenshot_3.png

Të fundit

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Lajme të tjera

Web TV