Moto GP / Valentino Rosi mbush 42 vjeç, por s’ka ndërmend të ndalet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valentino Rosi shuan 42 qirinjtë, por 9-herë “kampioni i botës” në Moto GP nuk dorëzohet. Ai vazhdon të konkurrojë me guxim në këtë sport, me synime të reja. Jeta sportive rifillon në moshën 42-vjeçare për Valentino Rosin, i cili, me këtë sezon të Moto GP-së, që nis të dielën e fundit të muajit mars, do të përballet me sezonin e 26-të të tij.

I 22-ti në nivelin më të lartë, por mbi të gjitha i pari në skuadrën kliente “Jamaha Petronas”, përkrah Franko Morbidelit, nënkampion në fuqi i botës në Moto GP. Urime nga të gjitha anët e botës për Valentino Rosin në 42-vjetorin e lindjes së tij. Si dhuratë për datëlindje ëndërrron të fitojë një nga Çmimet e Mëdha të Botërorit që do të nisë në 28 mars 2021 në Qatar.

Një sukses që të mbiquajturit “Doktori” i mundon që nga fitorja në Asen në 2017-ëë. E rrugëtimi drejt këtij synimi do të nisë me motorin “YZR-M1”, me ngjyrat e “Petronas”-it, për të harruar sezonin tepër të ndërlikuar në 2020-ën. Shumë i veçantë është fakti se si shok skuadre, Vale do të ketë një nga nxënësit e tij, që ka patur mjaft sukses, Franko Morbidelin.
Sfidë mes sfidash për 9-herë “kampionin e botës” do të ketë në sezonin e ri të Moto GP-së.

Të fundit

Serbia arreston shqiptarin, ekspertët: Hakmarrje e Beogradit për zbulimin e spiunëve

Shtetasi kosovar Behar Preniqi është i fundit qytetar i arrestuar nga autoritetet serbe në vargun e arrestimeve të fundit...

Trageti me 114 persona në bord ngec në tokë të thatë në Greqi

Një traget me 105 pasagjerë në bordin e tij dhe një ekuipazh prej nëntë anëtarësh ka pësuar avari dhe ka ngecur të martën pasdite...

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman, duke i dhënë fund një...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Lajme të tjera

Web TV