Janë plot 12 futbollistë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës që janë pjesë e klubeve të ndryshme të Turqisë.
Tre ish-lojtarët e Kukësit, Eduart Rroca, Valon Ethemi dhe Kristal Abazaj, vazhdojnë të spikatin në Ligën e Parë turke të futbollit. Të 3 këta futbollistë kanë qenë protagonistë në fitoren 3-1 të Istanbulsporit ndaj Altaj në fillim të këtij muaji. Rroca ishte protagonist në dy gola, duke shënuar të parin e sfidës dhe duke dhënë pasimin e fundit tek goli i dytë i shënuar nga Ethemi. Nuk mund të mungonte as Abazaj, i cili dha pësimin e fundit te goli i fundit i ndeshjes, që vulosi fitoren e Istanbulsporit.
Ndërkaq, si në çdo dritare të merkatos, edhe kjo e janarit 2021 sheh futbollistë të përfaqësueses shqiptare duke ndryshuar skuadër. Armando Sadiku dhe Amir Abrashi ishin dy prej këtyre emrave që bënë zgjedhje në fakt të papritura, duke llogaritur emrat e skuadrave ku ishin dhe ku përfunduan. Por lëvizjet pritet të vazhdojnë, sidomos në Turqi, vend ku janë kthyer sytë nga lojtarët shqiptarë. Sipas mediave turke, klubi i Bolyspor në kategorinë e dytë në këtë vend, ka planifikuar dy lojtarë të përfaqësueses shqiptare për të përforcuar radhët e tij, në sulm dhe në portë.
Emri i parë që kërkon klubi turk është ai i Bekim Balajt, i cili te Shturm Grac nuk shihet si titullar dhe nuk po luan aq rregullisht sa do të dëshironte. Palët janë në kontakt prej disa ditësh, por raportohet se ka disa probleme të vogla për finalizimin e marrëveshjes. Megjithatë, marrëveshja me shkodranin nuk u konkretizua gjatë kësaj merkatoje dimërore. Futbollisti tjetër është Gentian Selmani, një portier i cili që tani vlerësohet ndër më të mirët në Turqi, edhe pse ka vetëm një sezon e gjysëm atje.
Për gardianin kuqezi, problem ishte fakti se ai kërkohej nga Mallatjaspori dhe Beshiktashi në Superligën turke dhe por ai ka pranuar që të qëndrojë përsëri në kategorinë e dytë, duke parë edhe interesin që ka për të dhe ka firmosur për Bolysporin. Ndërkaq, më 5 janar, Jetmir Topalli luajti ndeshjen e parë si titullar te skuadra elitare e Turqisë, Jeni Mallatatjasporin. Paraqitja ndaj Sivasporit, që u mbyll në barazim 2-2, ishte e fundit e Topallit për skuadrën solide të Superligës turke.
Në 8 ndeshjet e fundit, ish-sulmuesi i Nën-21-vjeçarëve të Kosovës qëndroi në stol te Mallatjaspori, skuadër për të cilën ka shënuar një gol në 10 ndeshje, që kur u transferua verën e kaluar nga Ballkani i Suharekës. Por Topalli nuk është i vetmi futbollist shqiptar që nuk luan rregullisht në kampionatin e Turqisë, ku deri tash janë zhvilluar 24 javë. Janë plot 12 futbollistë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës që janë pjesë e klubeve të ndryshme të Turqisë.
Në dy ndeshjet e fundit te Konjaspori, në stol ka qëndruar Zymer Bytyqi, ndërsa në 5 ndeshjet e para, 4 herë luajti nga një pjesë dhe një herë 15 minuta. Ai në 5 paraqitjet ka dhënë dy pasim për gol. Bytyqi me bujë ishte transferuar në Turqi dhe pritej shpërthimi i tij pas shkëlqimit në Norvegji. Bytyqi thotë se ndërrimi i trajnerit te klubi i tij, ka bërë që të humbë vendin në skuadër. Ai iu bashkua Konjasporit në janar. “Jam duke u përshtatur në skuadër”, – tha ai.
“Me lojtarë dhe gjëra tjera jam mësuar, tash më duhet të mësohem edhe me mënyrën e futbollit në Turqi, – ka vijuar Bytyçi. – Tash që e kemi ndërruar edhe trajnerin ka ndërruar edhe taktika. Me trajnerin e ri nuk më ka rënë të ushtroj shumë dhe nuk më njeh. Së fundi i ka përdorur më shumë lojtarët që kanë qenë më gjatë në ligën e Turqisë. Nëse vazhdoj të luaj mirë në stërvitje, pres të kthehem. Por i kam 6 ndeshje dhe 3 pasime për gol. Janë shifra të mira.”
Pjesë e Konjasporit është edhe Sokol Cikalleshi që po luan rregullisht, por që ka shënuar vetëm një gol në 18 ndeshje. Edhe Erdon Daci është pjesë e kësaj skuadre dhe ndeshjen e fundit luajti dy minuta, ndërsa në 9 ndeshje ka shënuar dy gola. Të dy golat i pati shënuar ndaj Gallatasarajit. Së fundi në kampionatin turk është transferuar edhe sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e tij Erzurumspor.
Ai pak ditë pasi iu bashkua skuadrës turke, u lëndua. Nuk dihet ende se kur do ta fitoj rastin të debutoj. I lënduar është edhe Veton Tusha që ka humbur 5 ndeshjet e fundit te Denizllëspori. Ai pati shënuar gol në debutim kundër Gallatasarajit. Ndërkohë, Idriz Voca ka luajtur dy ndeshjet e fundit nga 90 minuta, kurse më herët pati pak hapësirë. Në total ka luajtur 17 ndeshje për Ankaraguçu. Pjesë e kësaj skuadre është edhe Endri Çekiçi, që ka humbur vendin e titullarit.
Në takimin e fundit luajti një minutë, pas kthimit nga pezullimi, ndërsa ka luajtur 16 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë edhe dy pasime për gol. Shkëlqimin në Turqi nuk e ka gjetur as Kemal Ademi. Ai te Fenerbahçe këtë edicion luajti 8 ndeshje dhe ka dhënë vetëm një pasim për gol, ndërsa te skuadra e re Fatih Karagymruk në 3 ndeshje nuk ka shënuar asnjë gol. Pa u aktivizuar në skuadër në ndeshjen e fundit ka qenë edhe Omar Imeri te Antaljaspori.
Në shumicën e ndeshjeve nuk është ftuar, teska ka luajtur vetëm 8 ndeshje. Edhe Loret Sadiku te Kashimpasha nuk ka luajtur pesë ndeshjet e fundit. Ai mungoi dy ndeshje për shkak të dëmtimit, dy ndeshje për shkak të një pezullimit, ndërsa në ndeshjen e fundjavës nuk u ftua fare. Ka luajtur vetëm 16 ndeshje. Në një skuadër me Sadikun është Florent Hadërgjonaj që ka munguar vetëm një ndeshje. Nga 21 ndeshje të luajtura, Hadërgjonaj, 19 i ka nga 90 minuta.
Kurse një ndeshje ka luajtur 70 minuta dhe një tjetër 55 minuta. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka dhënë pasimin e fundit për gol edhe dy herë. Menaxheri i tij, Erdin Shaqiri, ditë më parë ka thënë se Superliga e Turqisë është ligë e mirë për të bërë hapin e radhës. “Superliga e Turqisë është një ligë e mirë për të bërë hapin për ligat e mëdha, – ka thënë ai për mediat e Prishtinës. – Është një mundësi e mirë për lojtarët që dëshirojnë ta ngrenë formën.”
“Kemi parë shumë lojtarë të mëdhenj që kanë shkuar të luajnë në Turqi. Interesimi gjithnjë është nga klubet e Turqisë, por edhe interesi i lojtarëve të luajnë për klubet në Turqi. Për shembull, Florenti është shumë i kënaqur dhe po luan rregullisht. Kjo po vërehet edhe tek aktivizimi i tij te Kosova. Ai është ndër më të spikaturit dhe me formën më të mirë fizike te Kosova”, – ka thënë Shaqiri.